Turli perimesh te pjekura ne furre me uthull balsamike

Kjo turli perimesh te pjekura ne furre eshte nje gatim shume i shijshem, i pasur me vlera ushqyese dhe shume e thjeshte per t’u pergatitur.

Ideale per te shoqeruar peshkun ose mishin, por edhe per t’u shijuar e vetme.

Por ka edhe menyra te tjera per ta shijuar. P.sh. mund ta shtoni siper fetave te bukes se thekur dhe ja ku moret brusketa me perime te pjekura ne furre. Gjithashtu mund t’ja shtoni makaronave si nje salce te shpejte. 

Koha:

  •   Per pergatitjen: 
  •   Pjekja: 

Perberesit per 6 persona

  • 2 patellxhane (rreth 500 g)
  • spec i verdhe (250 g)
  • spec i kuq (250 g)
  • 3 kungulleshka (350 g)
  • 500 g domate
  • 1 qepe
  • 5 luge vaj ulliri (50 g)
  • 2 thelpinj hudher
  • majdanoz
  • kripe e piper
  • uthull balsamike (1-2 luge sipas deshires)

Pergatitja:

  • Lani mire perimet dhe me pas pastrojini nga bishtat. Specave hiquni edhe farat. Pritini perimet ne copa. (Perimet mund t’i prishi sipas deshires, per se gjati ose ne kubike.)
  • Futini ne nje tave. Shtojini siper kripe, piper, hudhren  dhe majdanozin e grire. (Nese deshironi mund t’ja hidhni majdanozin ne fund te gatimit qe te mos thahet.)
  • Shtoni uthullen balsamike* (1 ose 2 luge sipas shijeve tuaja). Perziejini perimet. Shtoni vajin e ullirit.
  • Futeni taven ne furre dhe piqeni per 1 ore ne 200 grade. Pas 30 minutave te para perziejini perimet me kujdes dhe vazhdoni gatimin. Sherbejeni te ftohte.

Keshilla:

  • Mund ta pasuroni receten duke i shtuar edhe perime te tjera qe mund te keni ne shtepi, si p.sh. karota, lulelaker, brokoli, kerpudha etj.

* Mund ta zevendesoni uthullen balsamike me uthull molle, ose te beni nje kombinim te te dyjave.

femra-moderne.com

Fotot: giallozafferano