Mesoni disa nga vlerat dhe përfitimet që marrim nga fiqtë e freskët dhe të thatë.
Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit. Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin. Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.
Menaxhimi i peshes
Ndihmojne ne humbjen e peshes, ndersa kur konsumohen fiq me qumesht ju mund te shtoni peshe.
Rregullojne rruget e frymemarrjes
Gjethet e fiqve parandalojne dhe reduktojne simptomat e pacienteve astmatike.
Shendeti seksual
Fiqte ndihmojne ne rregullimin e disfunksioneve seksuale. Studimet kanë treguar se fiqtë rritin lëvizshmërinë e spermës tek meshkujt, ndikon në rritjen e numërit te spermatozoidëve, si dhe ndihmon ne kapercimin e sterilitetit tek meshkujt.
Parandalon kancerin
Fiqte ndihmojne ne uljen e rrezikut per t’u prekur nga kanceri i zorres se trashe.
Per lekure te mrekullueshme
Frutat e embel te fikut ju vijne ne ndihme per nje lekure te bukur, pa akne, te hidratuar, te bute dhe me shkelqim. Lexoni me shume duke klikuar ketu.
Tretje me e mire
Fiqte parandalojne kapsllekun, por edhe ndihmojne ne eleminimin e diarrese.
Ndihme per diabetiket
Duke qene qe eshte i pasura me kalium, fiku mund te rregullojne perthithjen e sheqerit tek te semuret me diabet.
Per zemer te shendetshme
Fiku ul kolesterolin, i cili eshte rrezik per semundjet koronare te zemres dhe parandalon tensionin e larte
Parandalojne gurët në veshka
Duke qene se janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C, konsumi i fiqve eliminon radikalet e lira dhe parandalon gurët në veshka. Gjithashtu ndalojne humbjen e kalciumit nepermjet urines.
Kocka të forta
Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta. Një fik plotëson 3 përqind të nevojës ditore për kalçium. Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.
Shëndeti i syve
Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumimi i fiqve parandalon verberine per shkak te degjenerimit makular. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës.
Vlerat ushqyese
Permbajne fibra, karbohidrate, Vitamine B6, Thiamin, minerale si kaliumi dhe mangani. Kujdes, nese konsumoni me shume fiq se sa duhet, mund te shkaktoje diarre.