Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi për aftësitë e mëdha shëruese. Ato po përdoren gjërësisht jo vetëm në mjekësinë popullore, por edhe në farmaceutikë dhe kozmetikë
- Fijet e holla të misrit janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.
- Të pasura në proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër.
- Përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.
Vlerat e cajit me mustaqe misri për shendetin
- Parandalon guret ne veshka.
- Trajton infeksionet e traktit urinar.
- Ndihmon ata qe vuajne nga prostata.
- Ka vlera diuretike.
- Mban nen kontroll kolesterolin e larte.
- Ndihmon ne shmangien e semundjeve kardiovaskulare.
- Ndihmon në koagulimin e gjakut.
- Ul tensionin e gjakut.
- Ul nivelie e sheqernave në gjak, pra eshte e mire per diabetiket*.
- Caji me msutaqe misri largon lodhjen.
Përdorimet për lëkurën
- Cajin e mustaqeve të misrit mund ta përdorni pët të lyer lëkurën problematike të prekur nga aknet ose njollat.
- Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës.
*Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet të konsumoni mustaqet e misrit në të njëjtën kohë. Njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i sheqernave ose i tensionit, mund ta pijnë çajin e mustaqeve të misrit vetëm pas konsultimit me një mjek.