Keto jane tendencat me te bukura te makijazhit per kete vjeshte-dimer

Vera akoma nuk ka ikur (dhe ne duam qe te zgjase sa me shume), por sapo vjen shtatori jemi mesuar te mendojme se erdhi vjeshta. Tani fillojme te vishemi me te gjata dhe te mendojme se cilat jane ngjyrat me te bukura te makijazhit per sezonin. Shikoni ketu poshte disa nga tendencat me te bukura te makijazhit per kete vjeshte-dimer

Smoky Eye #1

Tonet e ngrohta te kafes dhe pak pluhur gri ben nje smoky eye qe mund te pershtatet edhe per diten, edhe per naten.

Smoky Eye #2

Smoky Eye eshte një nga makijazhet më popullore që i pershtatet cdo rasti, një feste, takim, natë jashtë, apo ndonjë rast tjetër të veçantë. Duke qene se ka ngjyre shumë të errët dhe dramatike, zakonisht nuk përdoret si makijazh per të përditshmen.

Smoky Eye #3

Nje vije lapsi ne pjesen e poshtme te syrit dhe mbi kapake vetem nje hije e lehte. Mund ta realizoni duke bere nje vije lapsi ne qepallen e siperme dhe pastaj sfumojeni lehte me mollezen e gishtit.

Vetulla te trasha

Olivia Culpo

Vetullat e trasha dhe te plota vazhdojne te mbeten me te preferuarat. Shume stiliste mendojne se, kur ke vetulla te trasha (dhe perfekte!) s’te duhet gje tjeter.

Cat Eye

Nese jeni perdoruese te mira te penelit dhe ju pelqen look-u i thjeshte, atehere Cat Eye eshte ajo qe ben per ju. I pershtatshem per cdo moshe dhe per cdo rast. Per me te guximshmet, kete sezon jane ne mode edhe perdorimi i penelave me ngjyra dhe xixa.

Grunge Lips

Ngjyre portokalli e djegur, ose nje perzierje e te kuqes me kafe per te arritur ne nje tonalitet buzkuqi qe do jete me i pelqyeri per kete sezon. Ne tone te forta (si ne foton lart), por edhe ne tone me te lehta (si ne foton poshte).

femra-moderne.com