Shurup natyral per kollen dhe per pastrimin e mushkerive

Sot do t’ju tregojme se si te pergatisni vete nje shurup natyral per te trajtuar kollen dhe per te pastruar mushkerite. Eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur dhe shume efikase, pasi ka qe ne lashtesi qe perdoret

Kolla nuk është kurrë e këndshme, kjo është e sigurt. Kjo është një simptomë e zakonshme gjatë një gripi apo një të ftohure, por është gjithashtu një dukuri e zakonshme tek duhanpirësit. Kjo do e thote se kete shurup mund ta konsumojne te gjithe ata qe vuajne nga kolla, pavaresisht arsyes. Përzierja do t’ju ndihmojë të hiqni mukozën e grumbulluar nga mushkëritë dhe gjithashtu do të zvogëloni kollitjen.

Në artikullin e sotëm vendosëm të paraqisnim një nga mjetet më të mira shtëpiake për zbutjen e kollitjes. E nbukura e kësaj kure nuk është vetëm se është nuk kushton, qe përgatitet lehtë dhe është e natyrale por është e sigurt edhe për fëmijë, edhe për të rritur.

Përbërësit:

  • Gjysmë kilogram karrota organike
  • 3 luge gjelle mjaltë, i papërpunuar
  • ujë
  • Një kavanoz qe ka mbyllje hermetike
  • Një tenxhere
  • Një tas për përzierjen

Përgatitja:

  • Së pari, qeroni karotat dhe pastaj pritini në feta. Hidhini në një tenxhere me ujë të valuar dhe sapo të zbuten hiqini nga zjarri.
  • KUlloni karotat dhe futini në një tas. Ruajeni ujin ku janë zierë karotat për më vonë.
  • Shtypini karotat dhe me pas bluajini ne blender.
  • Shtoni mjaltin tek lëngu që keni lënë mënjanë (ai ku u ziene karotat) qe te tretet. Shtoni këtu karotat e grira.
  • Përziejeni gjithçka derisa të arrihet një masë homogjene dhe transferoni përmbajtjen në një kavanoz me mbyllje termike. Nese doni mund ta kulloni masën për një shurup më të hollë. Ruajeni në frigorifer.

Përdorimi:

  • Merrni 3 luge gjelle të këtij shurupi natyral përditë.

Pse karota?

Karotat janë të pasura në vlera ushqyese thelbësorë dhe antioksidantë të fuqishëm. Kjo perime është gjithashtu shumë e rekomandueshme për diabetikët dhe njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Eshtë provuar se karotat pastrojnë trupin nga toksinat, forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës. Ato janë të pasura me vitamina A, C, K, si dhe kalcium, kalium etj.

femra-moderne.com

Burimi i informacionit: healinglifeisnatural.com