Millefeuille apo milfei, sic i themi ne shqip, eshte ajo embelsira e shijshme me shume peta te holla dhe me krem te bute pasticerie ne mes.
Një ëmbëlsirë e thjeshtë, e zbukuruar me sheqer pluhur persiper. Mesoni me poshte se si ta pergatisni.
Perberesit per 6 persona:
- 1 It qumesht
- 2 vanilje te fresketa ose pluhur
- 250 gr sheger kristal
- 80 gr. niseshte
- 4 veze
- 1 kuti pete sfoliate te gatshme
- Sheqer pluhur per dekorim
Menyra e gatimit:
- Pergatisim kremin e pasticerise. Perziejme fort sheqerin, niseshtene dhe vezet deri sa te behet nje perzierje homogjene.
- Vendosim nje tenxhere ne zjarr me qumeshtin dhe vaniljet. Presim sa te marr qumeshti 2 vale, direkt heqim qumeshtin nga zjarri dhe mbi te hedhim masen qe pergatitem me siper, duke perzier lehte me luge druri qe te mos ngjitet kremi.
- Pastaj jashte zjarrit leme kremin te pushoje sa te pergatisim shtresat e sfoliates ne nje tepsi duke i shpuar me nje pirun nga siper dhe i pjekim per 2 minuta ne furre ne 200 grade.
- Ne te njejten temperature prape furren e kthejmë ne procesin e ajrit dhe e pjekim peten rreth 20 min. Nga njera ane dhe duke e shtypur me dore qe te shfryhet peta, e kthejme nga ana tjeter per 20 min te tjera.
- Nxjerrim petet dhe presim tre pete 15 cm me 25 cm. Shtrojme peten e pare dhe me anen e nje luge ose qese pasticerie vendosim kremin qe pergatitem me siper, pastaj shtojme peten e dyte persiper, vazhdojme perseri me te njejten menyre mbushjeje, vendosim peten e trete ku mbi te me ne fund hedhim sheqer pluhur te situr.
Keshille: Ne qofte se kemi kohe ne dispozicion embelsiren e pergatisim ne momentin e fundit. Arsyeja eshte qe petet mos te zbuten po te qendrojne te shkrifta.