Tetori ështe muaji i ndergjegjesimit për kancerin e gjirit, gjate te cilit mundohet te rritet ndjeshmeria e njerëzve per ekzistencen e kesaj semundje. Ndërkohë qe shume njerëz jane të vetedishem per kete semundje, shume të tjerë harrojne te bëjne kontrolle apo te ndjekin nje regjim per ta parandaluar
- Mbani nje peshe te shëndetshme
Mbipesha mund te rrisi shanset per zhvillimin e semundjes se kancerit te gjirit. Gjithashtu redukton mundesine per te shpetuar prej saj, thote Harold Freeman, president dhe themelues i Ralph Lauren Center per Parandalimin e Kancerit ne New York City.
- Djeresitni
Mundohuni te beni stervitje nga 45 minuta deri ne nje ore, pese here ne jave. Ushtrimet e rregullta gjimnastikore mund te ndihmojne ne parandalimin e semundjes, duke rritur funksionin e sisteminit imunitar, duke luftuar obezitetin dhe duke ulur nivelet e estrogjenit dhe insulines.
- Pini me pak alkol
Kerkimet kane treuar se dy pije alkoolike ne dite mund te rrisin rrezikun e kancerit te gjirit deri ne 21 %. Zevendesojeni veren me rrush te fresket. Resveratrol, i gjetur ne lekuren e rrushit, mund te uli nivelin e estrogjenit, qe rrjedhimisht ul nivelin e rrezikut te semundjes.
- Hani perime
Nje diete pa shume yndyrna e ul rrezikun, por per me shume mbrojtje shtoni disa perime kryqëzore, si brokoli dhe kale ne pjaten tuaj. Ato permbajne sulforafan, që mendohet se ndihmon parandalimin e zhvillimit te qelizave kanceroze. Per nje fuqi me te madhe ne luften kunder kancerit, hajini te gjalla.
- Mesoni historine shëndetsore ne familjen tuaj
Ne 15 % te rasteve me kancer gjiri, ka edhe një histori familjare me kete semundje. Nese nje pjesetar i familjes tuaj ka patur kancer gijiri, rreziku qe edhe ju te semureni eshte i dyfishte. Nese keni dy histori me kancer gjiri ne familje ju rrezikoheni 5-fish.
- Beni kontrolle
Cdo grua duhet te beje nje ekzaminim klinik te gjinjve te pakten cdo tre vjet dhe mamografi te pervitshme duke filluar nga mosha 40 vjecare. Ato femra me histori familjare te kancerit duhet te fillojne ekzaminimet 10 vjet perpara moshes kur eshte diagnostikuar pjesetari i familjes. Femrat e reja me nje rrezik me te larte mund te bejne një MRI ose sonogram pervec mamografise.
- Merrni ne konsiderate testet gjenetike
Kur kanceri godet femrat ne moshe te re, ka shumë giasa te kete te beje me nje mutacion BRCA. Nese keni qofte njeren prej ketyre historive ne familjen tuaj, si kancer gjiri ose ovaresh, takohuni me një kunsulent gjenetik per te bere ndonje testim.