5 sekrete per te perfituar vlerat me te mira te vitaminave dhe suplementeve
Shumë prej nesh marrin vitamina dhe suplemente shtese për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Një nga sfidat me të cilat përballemi është zgjedhja mes shumë opsioneve. Por një sfidë edhe më e madhe mund te jete menyra me e per te marr vitaminën tonë. Duhet te pyesim, si: “A ka ndonjë kohë të veçantë, e cila është më ideale për të marrë një suplement?” Ose “A mund të merren të gjitha bashkë në të njëjtën kohë?”
Sipas nje hulumtimi të fundit mjekësor, disa vitamina dhe minerale, si kalciumi dhe hekuri, mund të pengojnë thithjen e njëri-tjetrit deri në pesë here. Në anën tjetër, ekzistojnë vitamina të tilla si hekuri dhe vitamina C që punojnë në sinergji me njëri-tjetrin dhe duke i marrë ato së bashku përmirëson perthithjen nga organizmi.
Dituria është fuqi. Më poshtë është përmbledhja e ndërveprimeve më të forta dhe më të zakonshme të vitaminave dhe mineraleve me njëri-tjetrin dhe me ushqimin. Nëse ndiqni sugjerimet e përshkruara më poshtë, do të përfitoni sa më shumë nga suplementet tuaja. Me keto sekrete do të jeni në gjendje t’i merrni vitaminat dhe mineralet shtese në atë mënyrë që ata të kenë efektivitetin më pozitiv në trupin tuaj.
Sekreti 1. Merrni vitaminat B1, B12, hekur dhe CoQ-10 gjatë gjysmës së parë të ditës.
Këto mikronutrient, sidomos në sasi të mëdha, kanë efekte energjizuese në trup dhe si të tilla është më mirë të merren gjatë gjysmës së parë të ditës.
Sekreti 2. Merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet që treten në yndyrë me një vakt që përmban yndyrë.
Vitamina të tretshme në yndyrë (A, E, D dhe K), si dhe mikronutrientët e tretshëm në yndyrë të tilla si CoQ-10, lycopene, lutein, astaxanthin dhe karotenoide të tjera kanë nevojë për praninë e yndyrës për t’u absorbuar mirë.
Sekreti 3. Merrni kalciumin dhe magnezin në mbrëmje.
Kalciumi dhe magnezi janë minerale të rëndësishme që mund të ndihmojnë trupat tanë të relaksohen. Trupi përdor kalcium natën pasi është një relaksues i natyrshëm i muskujve. Hulumtimet kanë treguar se problemet me gjumin, janë të shoqëruara me nivele të ulëta të kalciumit.
Sekreti 4. Merrni kalciumim dhe hekurin të paktën 4 orë larg njëri-tjetrit. Zgjidhni suplement hekuri në forme të lëngët dhe shoqerojeni me vitaminë C. Pijeni me ujë ose lëng portokalli.
Kalciumi dhe hekuri mund të pengojnë thithjen e njëri-tjetrit deri në pesë-fish dhe është më mirë t’i merrni në kohë të ndryshme të ditës. Vitamina C përmirëson në masë të madhe përthithjen e hekurit. Përthithja e hekurit mund të pengohet nga polifenolët në përmbajtje të pijeve të ndryshme, prandaj keshillohet të merren me ujë ose lëng.
Sekreti 5. Mos pini pije me gaz, çaj apo kafe brenda 2 orëve nga marrja e suplementeve tuaja përveç antioksidantëve.
Polifenolet në shumë pije pengojnë thithjen e vitaminave dhe mineraleve. Prandaj duhet te merrni suplementet me ujë ose lëng.