6 arsye pse s’duhet te lidhni internet në shtëpi

Ja disa arsye se pse është mirë të mos keni lidhje interneti në shtëpi.

  1. Shtëpia është e shenjtë. Duke mos lidhur internet në shtëpi, kjo hapësirë intime bëhet e shenjtë. Shtëpia është vendi ku qetësohemi, përtëritemi dhe lidhemi me veten dhe të dashurit tanë. Nuk mund të bësh asgjë nga të mësipërmet nëse në mënyrë të vazhdueshme hap Facebook-un, Instagramin apo shikon në Youtube video të adhurueshme me mace. Ka vend për to dhe nuk është shtëpia.
  2. Komoditeti: Nuk është e vështirë të gjesh lidhje interneti. Çdo kafene, dyqan, librari tashmë ofron Wifi falas. Edhe nëse nuk e keni zyrën shumë larg shtëpisë, mirë është të piketoni një vend që ofron shërbim Wifi, ku të mbaroni punët online.
  3. Bota reale. Një strategji e tillë të detyron të dalësh nga shtëpia, të ndërveprosh në botën reale. Duke e përdorur internetin në një ambient public, sigurohesh të jesh në kontakt me botën reale edhe nëse fokusi i vëmendjes është në të vërtetë online.
  4. Efikasiteti: Duke mos pasur lidhje interneti në mënyrë të vazhdueshme sigurohesh ta përdorësh me efikasitet kohën që shpenzon duke punuar online. Para se të lidheni në rrjet, bëni një listë të gjërave që duhet të bëni patjetër për të mos humbur shumë kohë. Gjithashtu, sigurohuni të njoftoni miqtë dhe kolegët që mos të presin përgjigje të email-eve të tyre gjatë mbrëmjeve dhe në fundjavë.
  5. Lidhjet:Kur nuk shpërqendroheni nga internet, keni mundësi të krijoni lidhje të vërteta me njerëzit e afërt apo edhe me kafshët shtëpiake.
  6. Kreativiteti: Kur nuk përdorni shumë internet bëheni më krijues, pasi keni më shumë kohë cilësore për t’ia dedikuar vetes dhe të tjerëve. Si rezultat, lidheni me botën përreth në mënyra të reja dhe shumë më interesante.

femra-moderne.com