Interviste me poeten Alma Papamihali: Emocioni i dashurise shprehur ne poezi, eshte i dyfishte

“Asgjë nuk ndodh rastesisht'”, eshte libri i fundit me poezi i poetes Alma Papamihali, e cila jeton prej shume vitesh ne Gjermani. Sipas saj, poezia eshtë hallka më e bukur e mundshme, qe mund ta mbajë atë lidhur me vendin. Kush me shume se gjuha dhe ana emocionale e saj, flet per këte lidhje. Ne poezine e Almes mund te gjesh çdo lloj gjendjeje lirike, qe fillon nga atdhetarja, balade, apo nuanca erotike. Nga ana tjetër ne poezinë e saj gjenden jo rralle nota filozoftke, te cilat e kane berë edhe me interesante dhe te dashur per lexuesin.

Alma, tashme njihesh nga publiku si nje poete e dashurise… Kush eshtë muza juaj? Çfare ju frymezon?

Po e nis pergjigjen me një shprehje giermane “Liebe, ist Leben” – Dashuri do te thote jete. Dashuria gjëndet kudo nese di ta shohësh… ne gjithçka që na rrethon. Sepse dashuria nuk eshte vetëm njeriu. Por ne te perditshmen, ajo nuk ka ate force që i vesh poezia. Emocioni i dashurise shprehur ne poezi eshte i dyfishte. Te arrish ta percjellesh tek lexuesi kete emocion…ke arritur nje “mision”. Shpresoj qe ta kem permbushur disi, sepse tek lexoj pershtypje te ndryshme lexuesish qe shprehen me dashuri mbi krijimtarinë time dhe e vleresojnë natyrshmerinë e saj, është një ndjesi e veçante.

Muza ime eshtë vetë jeta, familja, mengjesi, qe personifikon te sotmen qe nis dhe pret ta jetosh, eshte çdo stine me karakteristikat e saj, por nga ana tjeter eshte dhe çdo gjendje emocionale njerezore, qe edhe kur dhemb, duam s’duam, ështe pjese e jetës sone. Keto “gjendje” jane ne vetvete, detaje qe plotesojne kuptimin e asaj qe quhet jetë… dhe jeta ka shume clemente, duke filluar nga malli, puthja, trishtimi, zhgenjimi qe mund te na sjellë nje e neserme… Por jane pikerisht keto elementë emocionale qe ndezin shkendija vargjesh. Dikush i perjeton thjesht ne jete, ndërkohe një poet i hedh në vargje. Ndaj dhe komplimentin me te bukur ne një poezi e quaj ate, kur lexuesi gjen veten aty.

A ka ndodhur ndonjehere te bllokohesh dhe te mos shkruash dot as dy vargje?

Pergjithesisht nuk ulem me mendin qe do shkruaj. Eshtë poezia qe ul mendimin dhe thotë “me shkruaj”. Nuk kam pasur kurre nje plan shkrimi, por nga ana tjeter eshte si një lloj ushqimi qe i shoqeron natyrshëm ditet e mia. Madje do ta quaja një ushqim “bio”, aspak artificial qe kërkohet me patjetër. Nese ka pasur dite (apo jave mbase) që nuk kam shkruar një poezi, patjeter qe ka qene një varg i vetëm i pranishëm. Eshte vete jeta qe ta ofron kete ushqim shpirteror per te cilin une kam nevojë. Ndaj dhe nese do ta quanim “bllokim” te perkohshëm te muzes, gjithmone mendoj moton time.”Poezia troket kur deshiron”, rendësi ka qe do vijë dhe te jesh ne gjëndje ta degjosh.

Ju jeni nënë e dy vajzave. Na tregoni një keshille qe e mbani parasysh edhe vetë ne edukimin e femijëve tuaj?

Se pari doja te theksoj qe edhe pse te lindura ne Gjermani, dy vajzat e mia jane rritur ne gjuhen shqipe si baze dhe padyshim gjuhën vendase, qe është pjese e jetes. Keshilla qe mund te jap, (qe patjetër e dine dhe shumë nena) eshtë komunikinmi i vazhdueshmem dhe njohja e personalitetit te fëmijes. Shpesh gabojmë duke kerkuar te gjejme tek femija veten tone, apo te arrijme te plotesojme deshirat, apo çfare kemi ëndërruar. Por femija nuk eshte një ripersëritje jona. Jo rrallëherë, eshtë një karakter teresisht i ndryshëm, por në një fizik të ngjashem me tonin. Duke e njohur femijën, do jetë me i lehte dhe i qendrueshem raporti prind-femije. Them se ketë raport e kam arritur, por jo rastesisht. Duhet të merresh, përkushtohesh… te kuptosh se fundi, qe nënë ashtu si edhe baba të bëhesh, është fare e lehte, por te jesh…duhet ta meritosh…dhe ketu qëndron arti. Eshte titulli (nese mund ta quajmë keshtu) me i mrekullueshëm qe na dhurohet ne jete. Nëne.

Jeni nje pjesemarrese e perhershme e panairit te librit keto vitet e fundit: A keni vënë re ndonjë gjë qe sipas jush nuk funksionon siç duhet?

E vërtetë, qe jam nje pjesëmarrese e dëshiruar e panairit të librit në Tiranë…po ashtu, edhe një vizitore e pervitshme e panairit te librit ne Frankfurt (pasi jetoj pranë), që eshte dhe panairi me i madh ne rang internacional. Panairi, ështe per mua një festival libri, një mundësi, një prezantim, një permirësim nga viti ne vit, një perballje direkte liber – lexues – autor. Pershtypjet nga panairi i Tiranes, kanë qenë pergjithesisht pozitive…dhe shihet ndryshim nga viti ne vit. Ajo qe mund ta quaj si kritike, është kur evenimentet kulturore politizohen. Jemi një popull qe e mbivleresojmë politiken, duke i dhënë asaj shpesh vendin qe nuk i takon. Edhe kur behet fjale per panair librash, dominojne politikanet mbi autorin e mirefillte, edhe pse ky i fundit, mund t’i kete lidhjet shumë me direkte me letërsinë.

Kur mund te kemi ne duar librin tuaj te radhës?

Eshte kenaqesi e veçante kur libri shelh “driten e jetës”, si foshnja qe te zgjat duart. Nderkohe jam ne te shkruar…Jeta vazhdon fatmiresisht dhe besoj në nje nga panairet e ardhshem do te kete persëri nje liber poetik nga une. Doja t’ju falenderoj per intervisten…duke i uruar “Femres Moderne” suksese dhe jetegjatesi!

Marre nga revista Femra Moderne, print.

femra-moderne.com