Mjalti dhe uthulla e molles janë dy përbërësit kryesorë të këtij shurupi për kollën.
Ky shurup i fuqishëm ndihmon në rastet kur vuani nga kollitjet e vazhdueshme që shoqërojnë ftohjet dhe infeksionet. Përveç mjaltit dhe uthulles, ketij shurupi mund t’i shtoni gjithashtu nje maje luge caji me xhenxhefil pluhur, një anti-inflamator natyror.
Si ta pergatisni:
Përzieni 2 luge gjelle me uji të nxehtë, 1 luge gjelle uthull molle, 1 luge gjelle mjalte, 1/4 luge gjelle spec djeges dhe 1/4 luge gjelle xhenxhefil te bluar.
Si ta konsumoni:
Merrni 1 lugë nga shurupi i pergatitur për kollën çdo dy – tre orë.
Jastek i lagur me uthull
- Uthulla e molles është një ilaç popullor i nderuar me kohë. Nese e lagni pak kellefin tuaj te jastekut me uthull molle para se te flini gjume, mund të ndihmojë në reduktimin e kollitjes gjate natës, shkruan Dr. Earl Mindell në librin e tij “Dr. Earl Mindell’s Amazing Apple Cider Vinegar”.
- Pirja e uthulles së mollës mund të qetësojë dhe të zbusë fytin tuaj, duke bërë të keni pak gjasa të kolliteni gjatë gjithë natës.
Nje lugë çaji me mjalte
- Marrja e 1 apo 2 luge mjalt mund të jetë po aq efektive sa dextromethorphan, nje përbërës aktiv në shumë shurupe të kollës qe shiten ne farmaci, thote Dr. James M. Steckelberg nga Klinika Mayo.
- Mjalti mbulon fytin, duke qetësuar ngurtësinë dhe acarimin e tij. Përveç kësaj, mjalti mund të ndihmojë në reduktimin e bllokimeve te rrugeve te frymemarrjes.
- Megjithëse është e rrallë, mjalti paraqet rrezikun e botulizmit foshnjor, prandaj mos i jepni mjaltë fëmijëve nën moshën 1 vjeç.
Mjalte me uje te ngrohte
Mund të përzierni 2 tsp. e mjaltit në një gotë me ujë të nxehtë. Shtrydhni një gjysmë limoni në filxhan dhe perziejeni derisa përbërësit të kombinohen. Gelltitni ngadalë për të zbutur fytin dhe për të lehtësuar kollën tuaj. Pijeni çdo disa orë, sipas nevojës.