Horoskop: Zbulo tipin e partnerit tend ne dashuri dhe shtrat

Shigetari mendjelehte, Gaforria djale mamaje, Virgjeresha kokeforte… Jane keto (dhe shume te tjera) fjalet bajate mbi meshkujt dhe yjet. Por, e kemi pyetur veten: a janë te verteta? Çështja mund të ndryshoje jo pak… Ketu do te zbulosh sesi janë ne krevat dhe dashuri.

DASHI

  • Si partner Nuk e njeh fjalën “pritje” dhe nuk i duron dot situatat e pandryshueshme. Nese zhgënjehet, reagon keq. Dashurohet shpejt, priret te komandojë, por shfajësohet, sepse ështe nje burrë plot perkujdesje. Ka nevojën e “vagabondimit” ndonjëherë, por qetesohu, është nje romantik i besueshëm.
  • Si dashnor Megjithëse, shumë sensual, nuk eshte shenja me aventuroze e zodiakut. Madje, prapa asaj pamjeje te paskrupullt, fshihet nje shpirt shume konservator.
  • Më i pajtueshëm me Binjakët dhe Luanin.

DEMI

  • Si partner E njohur si shenja me besnike dhe e ndershme, ne dashuri ka qendrushmerine e një traktori. Jepet me shumë ëmbëlsi dhe fantazi. Tepër i lidhur pas çiftit, eshtë partner ideal për një histori që zgjat, edhe pse mund te jetë teper mbrojtës. Nëse keni ndërmend te paraqisni ndryshime, hapni syte: ai i urren.
  • Si dashnor E vertete, qe është i thjeshte dhe konservator, por, seksualisht, është shume i harlisur, i terheq vajzat, si mjalti mizat. Eshtë xheloz dhe posesiv, ndoshta sepse edhe vete lufton kundër tundimeve!
  • Me i pajtueshëm me Gaforren dhe Peshoren.

BINJAKET

  • Si partner Nuk e duron perstrijen, sq me teper rutinen: keshtu qe projekton energjite e tij ne shume drejtime. Por, duke jetuar keshtu, ne valen e entuziasmit te castit, mund te te duket vecse si siperfaqesor. Dhe humori i tij i ndryshueshem, nuk e ndihmon aspak te stabilizohet. Bukuria e tij eshte se perjeton lidhjet me vrull, sidomos nese arrin ta ngacmosh me zgjuarsi. Mos u genje nga ankthi i tij për liri; thelle-thelle, kerkon nje dashuri te qendrueshme.
  • Si dashnor E veshtire te pretendosh dedikim dhe dashuri nga nje tip qe eshte gjithmone i zene. Pervec kesaj, ne monotonine e te perditshmes, gjalleria e tij rrezikon te shuhet, se bashku me aftesine dhe deshiren per te marre iniciativa, i te thuash, kur ke deshire, beja te ditur drejtpersedrejti. Dhe, edhe pse nen çarçafe eshte paska i heshtur do te te shpagoje me nje fantazi te papare. Problemi eshtë se ai mbetet nje i ndrojtur i madh.
  • Me i pajtueshem me Shigjetarin dhe Dashin.

GAFORRJA

  • Si partner Konservator dhe shume i dhene pas familjes (ligjet baze) eshte ambicioz, por shpesh i mungon agresiviteti per te marre ate qe do. I druajtur dhe konservator nga emocionet (sentimetalizmi i tij ndonjehere eshte shperthyes). Por, kur del nga introspeksionet e tij, eshte me te vertete i ngrohte dhe i perzemert.
  • Si dashnor Deshiron te dashurohet ne menyre ekskluzive (kerkesat e tij per perkujdesje jane shtypese!), por eshte e vertete qe, me te mund te ndjehesh e sigurte: veshtire se te tradhton. Ne krevat eshte i paparashikueshem, prandaj, mos u mahnit nese, nga nje maçok (dhe djale mamaje) qe dukej, te paraeitet me kerkesa te çuditshme.
  • Me i pajtueshem me Akrepin dhe Peshqit

LUANI

  • Si partner I shkathët, dinamik dhe dominues, djali, qe nuk heq dore nga te dukurit, edhe nëse ia kerkon me te lutura. Eshte e vertete, që priret ta shperdoroje poziten, ta drejtoje, por duke ditur qe, thellë thellë, shtyhet nga pasiguria, mund ta durosh me lehte. Edhe pse, me vone, shfajësohet me zemergjerësine. Ne fakt ka shumë qejf te beje dhurata te shumta dhe eshte shume i vemendshëm ndaj kerkesave te tua.
  • Si dashnor Shperthyes dhe i palodhshem, por edhe nje qe kerkon shume. Dhe mbaj mend: egoja e tij ka nevojë per perkëdhelje perpara, gjate dhe… ne fund.
  • Më i pajtueshëm me Dashin, Shigjetarin, Virgjereshen.

VIRGJERESHA

  • Si partner I alkolizuar pas punes, per punë sakrifikon shpesh dhe me deshirë interesat e tjera, ty ne rradhe te pare. Me punët e zemres nuk ndjehet shume rehat. Dhe shpesh, te lë ty te drejtosh lojen (por vetëm pasi ta kete verifikuar, se nuk ke për t’i tronditur shume zakonet e tij). Duhet ta pranosh: ështe paska i merzitshëm. Edhe pse terhiqet nga personalitet e forta, tepër racional siç eshte, perfundon duke u shoqëruar me ato qe duken sikur i vënë më pak në krize zakonet dhe botën e tij.
  • Si dashnor Joshja nuk eshtë pika e fortë e tij. Por, nese nga jashtë mund te te duket i ftohtë, ne te vertete ështe i turpshëm dhe shumë i permbajtur. Ja pse, ka nevoje per shume siguri: beje te ndjehet rehat, do te te habise me efekte shumë te veçanta.
  • Më i pajtueshëm me Demin, Bricjapin, Virgjëreshën dhe Peshqit.

PESHORJA

  • Si partner Eshte mashkulli qe realizohet, veçanerisht ne shoqeri me te tjerët. Ka zgjuarsi dhe hijeshi, por ka nje pike te dobët: pavendosmeria e tij e perjetshme, e cila rrezikon te te shkatërroje! Idealist, pret shume nga e fejuara: prandaj, nese e zhgenjen, rrezikon ta plagosësh keq. Vlerësues i vemendshëm i bukurise femerore, ka deshire te ruaje hapesira vetem per vete, qe jane aventura jo pak te pafajshme.
  • Si dashnor Kavalier i vērtetē, nuk e humb estetiken e tij as në krevat: ka shume mundesi ta mbushe dhomen e giumit me esenca dhe qirinj. I pëlqen te provoje gjera te reja, por sigurohet, gjithmone, qe janë duke te te pelqyer edhe ty.
  • Më i pajtueshëm me Dashin dhe Demin.

AKREPI

  • Si partner Me te harroji horizontet e qeta sentimentale: instinkti i tij i papërmbajtshëm do te te perfshije. Por, si shperbim, djaloshi eshtë xheloz dhe pak kompleks. Dhe, nëse ndjehet i sulmuar (ose i tradhtuar), eshtë i afte te prishe gjithçka, brenda sekondës. Nuk ka rruge te ndermjet me, do të ndjejë që je “e tija”. Por, nëse “ngjitet”, jepet i teri.
  • Si dashnor Pasionant, si askush tjeter, eshtë gjithmone ne lufte me nje emotivitet, qe mezi e permban. “Ndizet” ne situatat me te veshtira. Si të thuash, me një te tille, rutina nuk do te jetë kurre problem.
  • Më i pajtueshëm me Demin dhe Gaforren.

SHIGJETARI

  • Si partner Beson tek te tjeret dhe respekton zakonet. Njeri i veprimit, e urren monotinone dhe nuk njihet si me besniku i zodiakut! Duke ardhur ndryshimet (te çdo lloji), ne dashuri do te ishte një “vagabond” i madh, po te mos ishte shume i dhene per martese.
  • Si dashnor I perjeton me pasion ndjenjat, por nuk i thellon shume. Eshte nje dashnor aventuroz, per t’u shijuar aq sa… zgjat. Por, me siguri, ështe shenja më spontane dhe me argetuese qe ekziston.
  • Me i pajtueshëm me Dashin dhe Binjakët.

BRICJAPI

  • Si partner Priret te qendroje i ngujuar ne fortesen e tij, duke mos i treguar pasigurite që ka. I shikon me dyshim ndenjat dhe perpiqet qe te mos shpërqendrohet shume. I disiplinuar, eshte shume i kujdesshëm ndaj statusit social dhe parasë. Le te themi gjithçka: ke te besh me një tip qe, ne emer te suksesit dhe te projekteve profesionale, mund te te lejë shumë pas dore. Pergatitu.
  • Si dashnor Kerkues, por sigurues, eshte një i pasionuar “i ftohte”, kërkon te ndjejë se e zoteron gruan qe dashuron. Meqe nuk i shpreh ndjenjat e tij, mund te japë idene se seksi nuk i pëlqen.
  • Me i pajtueshem me Demin dhe Gaforren.

UJORI

  • Si partner Ne dashuri, si ne cdo gje tjeter, ndjek vetem frymezimin e tij. Te degjon, por nese behesh shume mbytese dhe e nxit se tepermi te veproje, ka per te ikur me vrap. Ka nje spontaneitet çarmatoses dhe intuite gjeniale. E kaluara nuk i intereson, ai parapëlqen te shikoje te ardhmen. I ndihmon te gjithe, por kujtohu, i pqlqen te beje siç don vete.
  • Si dashnor Edhe pse te jep pershtypjen se nuk jepet i teri, nuk eshte aspak nje tip i ftohte, perkundrazi. Per te, dashuria eshte nje miqesi e plote, per t’u shijuar edhe me minifund, e ben për vete me nje batute te zgjuar.
  • Me i pajtueshem me Peshoren dhe Dashin.

PESHQIT

  • Si partner Edhe pse duket sikur kerkon siguri, eshtë nje tip qe leviz mire ne perkohesi. Eshte tmerrësisht xheloz, shume pertac. Te ngjitet si me Super Atak dhe kerkon te njëjtën gjë nga ty: po s’ndodhi menjëherë, drejtohet diku tjetër. Bej kujdes, nese te thote se ka nevojë per hapesirë: eshtë nje hajdut zemrash! Dhe priret per poligami.
  • Si dashnor Sensualitet i ndezur, edhe pse ka nevojë per shume perkedhelje dhe romantizem. Per te, seksi eshtë një religjion, po ta kuptojme si eksperience shpirterore. Megjithate, adhuron edhe anën “materiale” te tij: prandaj mos u zverdh para propozimeve te tij te paturpshme.
  • Më i pajtueshëm me Demin, Gaforren, Akrepin e Virgjereshen.

Burimi: Revista Femra Moderne, Print

femra-moderne.com