Salmon me piper, gati per 10 minuta

Nje recete e thjeshte me peshk salmon.

Salmoni është një ushqim popullor, i pasur me proteina, acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D dhe prandaj konsiderohet të jetë nje nga peshqit me te shëndetshem.

Veshtiresia: E thjeshte
Koha: 10 minuta
Kalorite: 350

Përbërësit për 4 persona:

  • 4 feta salmon nga 130 g secili,
  • gjysmë limoni,
  • gjysmë gote verë të bardhë,
  • 4 lugë vaj ulliri,
  • 1 lugë piper kokërr me ngjyra të ndryshme,
  • kripë, piper i zi kokërr.

Menyra e gatimit:

  • Lani peshkun dhe fetat vendosini në koshin e tenxheres me avull. Hidhni ujin në vendin e duhur të tenxheres, shtoni verën e bardhë, pak kripë, disa kokrra piper të zi dhe lërini të ziejnë. Ulni zjarrin dhe koshin me peshkun vendoseni sipër tenxheres. Gatuajeni peshkun për 7-8 minuta, duke i kthyer fetat herë pas here.
  • Përzieni pak kripë me lëngun e limonit, shtoni vajin dhe rrihini me një pirun që të përzihen bashkë. Shtoni kokrrat e piperit të ngjyrosur dhe përziejini sërish.
  • Vendosini fetat e peshkut në pjata individuale dhe sipër secilit hidhni nga një lugë nga salca e gatuar me piper.

Sipas dëshirës, peshkun mund ta shoqëroni me karota, pras dhe kunguj, që do t’i zieni veç, për 10 minuta, me pak ujë të kripur dhe të aromatizuar me lëngun e limonit dhe me disa kokrra piper të zi.

femra-moderne.com