Mish derri me barishte dhe kajsi
Përgatitja: 5 minuta
Pjekja: rreth 10 minuta
Për racion: 230 kalori; 13 g yndyrna (3 g prej të cilave janë të ngopura); 11 g karbohidrate.
Përbërësit për 4 persona
- 350 g fileto derri, prerë në 12 feta rrumbullake;
- disa degëza rozmarinë e freskët;
- 2 thelpinj hudhre, të shtypura;
- 2 lugë gjelle vaj ulliri;
- 200 g kajsi komposto;
- lëngu i ½ limoni.
Menyra e pergatitjes
- Rrihni çdo copë mishi, në mënyrë që të piqen më shpejt. Vendosni një tigan në vatër me nxehtësi mesatare.
- Copëtojeni rozmarinën në një tas të madh. Shtoni hudhrën, vajin e ullirit dhe mishin e derrit. Kriposini dhe piperosini, përziejini mirë. Vendosini copat e mishit në tigan, me racione, dhe skuqini për 1-2 minuta në çdo anë. Hiqini nga tigani dhe ruajini në të ngrohtë.
- Hidheni shurupin e kajsive në tiganin e nxehtë. Gërryeni mbetjet e ngjitura në tigan, shtoni lëngun e limonit dhe kriposeni. Copëtojini trashë kajsitë dhe shtojini në tigan së bashku me racionet e mishit. Ziejini për 1 minutë. Ndajini racionet në 4 pjata dhe hidhuani salcën sipër.
Këshilla
Shërbejeni me…
Patate dhe lakër romane. Prisni dy patate të mëdha në kubikë dhe ziejini për 10-12 minuta në ujë të valuar. Kullojini mirë dhe copëtojini trashë me një shuk gjalpi dhe pak qumësht. Zieni në avull lakrën romane – nevojiten rreth 450 g për 4 persona – ndërkohë që ziejnë patatet.