Shkencetaret nuk e dine saktesisht se cfare e shkakton kancerin e pankreasit, por ai eshte shkaktari i 7% te vdekjeve prej kancerit.
Kanceri pankreatik do të bëhet një nga katër kanceret më të mëdhenj vrases në dekadën e ardhshme, paralajmërojne specialistet. Ka disa faktore risku, te cilat mundet dhe nuk mundet te mbahen nen kontroll. Mes tyre jane:
- Duhani – Pirja e duhanit eshte nje nga faktoret me te rendesishem riskues te kancerit pankreatik.
- Mbipesha dhe obeziteti – Njerezit obeze kane 20% me shume mundesi te preken nga ky lloj kanceri.
- Ekspozimi ndaj kimikateve – Ekspozimi i tepruar ndaj disa kimikateve mund te rrisi rrezikun.
- Mosha – Gati te gjitha pacientet qe vuajne nga kjo semundje jane mbi 45 vjec.
- Gjinia – Burrat jane me te rrezikuar se sa femrat.
- Histori familjare – Kanceri i pankreasit mund te jete i trashegueshem.
Si të dallojmë se vuajmë nga ky lloj kanceri?
Pankreasi është një gjendër rreth 15 cm e gjatë e lokalizuar në pjesën e sipërme të mesit të stomakut. Pankresi prodhon enzima që ndihmojnë tretjen dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Kanceri i pankreasit, rrallëherë zbulohet në fazat e të hershme dhe për këtë arsye arrin të përhapet shumë shpejt në organet që e rrethojnë si stomak, zorrë e hollë, mëlçi, shpretkë dhe fshikëzën e tëmthit.
Për diagnostikimin e hershëm të kësaj patologjie, rekomandohen konsulta të herëpashershme me mjekët specialistë. Veçanërisht duhen bere kontrolle në rastet e pacientëve me kiste pankreatike apo me histori familjare të kancerit pankreatik, por edhe kur janë prezente keto simptoma:
- Dhimbje në pjesën abdominale që vazhdon deri në shpinë
- Humbje e oreksit apo rënie e pashpjegueshme nga pesha
- Debulesë e vazhdueshme
- Zverdhje e lëkurës dhe e bardhemës së syve
- Shfaqja e diabetit
- Te perzierja dhe te vjella
- Verdhez
- Rritja e nivelit te bilirubines shkakton ndryshime ne ngjyren e urines (duke u bere me e erret)
- Mpiksje gjaku ne nje vene te madhe (zakonisht ne kembe)
- Kruarje e lekures
- Zgjerimi i mëlçisë dhe temthit
Në rastet kur sëmundja diagnostikohet në fazat e hershme, mjekët rekomandojnë trajtimin me kimioterapi apo edhe radioterapi. Në rastet e diagnostikimit të sëmundjes në faza të mëvonshme, rekomandohet trajtimi nëpërmjet kirurgjiksë apo dhe trajtim i kombinuar me të gjitha metodat e permendura më sipër.