Ide krijuese: Përjeto me shije vjeshtën dhe festat e fundvitit

Përjeto me shije vjeshtën dhe festat e fundvitit

Msc. Besnike Aliaj, Nëntor 2018, Prizren

Vjeshta dhe bukuritë e saj

Bukuritë e vjeshtës kanë ngjyrosur botën me ngjyrat e saj mahnitëse e të ndezura. Përvec shiut, vjeshta na sjellë dhe një mori materialesh e elementesh të mrekullueshme për të bërë vepra natyrale e unike nga duart tona.

Ekzistojnë shumë lloje të gjetheve me forma e madhësi të ndryshme, lule të cilat lulezojnë në po këtë stinë, e që na mundësojnë të zbukurojmë që nga kopshtet tona, ashtu dhe ambientet e brendshme të shtëpisë me ikebane e vazo me lule prej më të bukurave. Si lule e dalluar e vjeshtes është Krizantema dhe Viola.

Krizantema dhe viola

Frutat e thata (arra, lajthi, gështenja) si dhe frutat vjeshtore (portokalle, thana, shega), janë  një element tjetër që  mund t’i përdorni dhe me pak ide të arrini tek një aranzhim fantastik. Ato mund të jenë të përshtatshme posaçërisht për krijimin e kurorave të varura në dyer por dhe në ikebane. Me një kombinim të tillë ambienti ku rrini e jetoni  merr një pamje e shije tejet të bukur e frymëzuese.

Ngjyrat të cilat mbizotërojnë në këtë stinë janë: e verdha, portokalli, e kuqe, vishnje, e kafta, shampanje, jeshil si dhe ngjyre ari e argjendi. Enterieret e brendshëm prej kohësh kanë adoptuar bukuritë e paimitueshme të dhuratave që na i sjell vjeshta.

Festat e fundvitit

Ҫdo sezon festiv ka tendencat dhe bukuritë e saja të modës.

Viti i ri është një nga festat më të dashura dhe të dëshiruara nga të gjithë e në vecanti nga fëmijet. Për të gëzuar  fëmijet dhe për të festuar atë në mënyrë të përsosur, ju duhet të krijoni atmosferën e përshtatshme.

Në fund të vitit shumica nga ne kemi për të blerë diçka të re, që është plotësisht e drejtë për këto ngjarje festive. Si stoli për shtëpinë, topa e ngjyra, fjongo dhe forma të ndryshme të ndriçuesve dekorativë.

Është një gabim i madh të besohet që një aranzhim i tillë në shtëpi mundë të jetë i kushtueshëm, natyra malore na ofron shumëllojshmëri të zgjedhjeve, prandaj, mos nxitoni, pasi me pak ide dhe një shëtitje në natyrë mund të furnizoheni me elemente natyrore si degë të bimëve dekorative, hala dhe kone të pishave etj, të cilat do e zbukurojnë mjaftueshëm ambientin tuaj familjar. Një kombinim i bukur i ngjyrave dhe elementeve mund t’ju ofrojë atë që dëshironi.

Kohëve të fundit kanë filluar të përdoren ngjyra të ndryshme për dekore, por  ngjyra e kuqe, ari dhe argjendi mbeten gjithmonë të preferuarat e secilit. Shembuj të ideve i kemi paraqitur në figura.

Disa shembuj të aranzhimeve vjeshtore dhe festave të fundvitit të cilat mund t’i punoni me pak mund me duart tuaja, në shtëpitë tuaja i kemi paraqitur në figurat e meposhtme.

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për creative frame with natural fall leaves

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për decoration ideas for fall and thanksgiving

Imazh i ngjashëm

Painted Acorns Craft

Rezultate imazhesh për decoration ideas for christmas with natural elements

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për decoration ideas for christmas with natural elements

Rezultate imazhesh për used stump to hold candles

Shpresojmë që do të mbeteni të kënaqur me rekomandimet tona.

femra-moderne.com