Keto jane disa nga lulet qe lulezojne edhe ne temperatura shume te uleta.
Per ju te dashuruar me lulet, nuk keni pse te hiqni nga qarkullimi mjetet e kopshtarisë tuaj sapo të vjen moti i ftohtë. Ka shumë lule që do të lulëzojnë edhe në të temperaturat me te ftohta te dimrit. Kështu që nëse nuk jeni të sigurtë se cilat lule të mbillni këtë sezon, lexoni me poshte. Keshtu nuk do t’ju duhet të prisni deri në pranverë për të shijuar përsëri kopshtin tuaj te lulezuar.
Manushaqet tringjyrëshe
Këto lule me veshtiresi të ulët mirembajtjeje janë një domosdoshmëri në kopshtin tënd të dimrit. Ata lulëzojnë për një periudhë të gjatë kohore (përmes pjesës më të madhe të dimrit në vendet perëndimore). Pervec kesaj, ato vijnë shumengjyreshe.
Jasmini dimeror
Lajmi i mirë: Ky jasemin mund të lulëzojë në dimër dhe do të lulezoje në oborrin e mbuluar me borë. Por mos prisni aromën e e lules se jasminit. Këto lule janë pa aromë.
Hellebora
Ka një arsye që kjo lule është quajtur edhe Trendafili i dimrit, ose Trendafili i Krishtlindjes: ajo mund të lulëzojë në muajt me te errët të vitit, kur gjithçka tjetër është e ngrirë. Kjo falë rrënjëve të saj të thellë – vetëm sigurohuni që ta mbroni nga erërat e ashpra të dimrit.
Ashe
Ju mund të njihni këto mana të kuqe nga dekorimet e festave te fundvitit, sepse ato mund t’i mbijetojnë dimrit të ashper, por mbani parasysh qe ata nuk janë te ngrenshme. Gjithashtu kjo shkurre prodhon lule te vogla të bardha gjatë pranverës.
Kamelia
Alysum i embel (Lobularia maritima)
Një acar i lehtë nuk është problem për këto lule të embla (që dikur përdoreshin për të kuruar tërbimin). Meqenëse ata janë të rezistente, ata janë më të përshtatshmet për vjeshtën, dimrin dhe pranverën e hershme.
Luleshpata (Algerian Iris)
Nje varietet i shpatores, e cila fillon lulëzimin qe ne vjeshte, me aromen dhe ngjyren e vecante. Vetem se ka nevojë per rrezet e diellit te dimrit që të lulëzojë.