Evening Primrose Oil është një suplement ushqimor i nxjerrë nga bima Evening Primrose (aguliçe e mbremjes), një lule me petale të verdha që lulëzon në muzg. Në këtë mënyrë ka fituar edhe mbiemrin ‘evening’ që do të thotë mbrëmje.
Përdorimi i kësaj bime është dokumentuar që para lindjes së Shteteve të Bashkuara. Kjo lule e egër lulëzonte në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë, duke u përdorur për të trajtuar sëmundje të shumta, duke filluar nga dhimbjet e stomakut dhe për hemorroidet.
Në ditët e sotme, është bërë e ditur se përfitimet e fuqishme të kësaj bime vijnë nga prezenca e acidit gama-linolenic, një acid yndyror esencial që kjo bime e ka me bollëk. Edhe pse yndyrnat që ne konsumojmë në dietën tonë mund të konvertohen në këtë acid yndyror esencial (EFA) nga organizmi, asnjë produkt ushqimor nuk ka aq sa duhet nga ky acid yndyror esencial.
Këtu vjen në vaji i aguliçes së mbrëmjes. Evening primerose oil ka qenë përdorur për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, duke ulur kolesterolin dhe duke ulur rrezikun e mpiksjes së gjakut (duke ulur grumbullimin e trombociteve).
Ajo gjithashtu është përdorur për mbajtjen nën kontroll të simptomave të sindromës premenstruale, për të reduktuar dhimbjet e gjirit, për të ulur simptomat e sëmundjes cistike të gjirit, si dhe për problemet e lëkurës (ekzema).