Ju pelqejne petullat? I keni provuar t’i pergatisni me feta molle? Jane nje embelsire e thjeshte dhe e shijshme qe pergatitet shpejt e shpejt.
Nje nga embelsirat me te preferuara te Karnevaleve, i bejne te lumtur edhe te vegjelit, edhe te rriturit. Te buta brenda dhe krokante nga jashte, ne kete version jane te skuqura, por nese deshironi mundet edhe t’i piqni ne furre.
- Koha e pergatitjes: 30 minuta + koha e gatimit
- Veshtiresia: E thjeshte
- Per 6 persona
Perberesit:
- 4 molle
- 1 bustine sheqer vanilje
- 120 gr miell
- 200 gr qumesht
- 30 gr sheqer
- 1 veze
- nje maje gishtash maja embelsirash
- nje maje gishtash kripe
- kanelle pluhur
- sheqer pluhur
- vaj per skuqje
Pergatitje:
- Pergatisni brumin: ne nje tas hidhni qumeshtin dhe sheqerin, vezen dhe bustinen e sheqerit me vanilje. Perzieni mire dhe me pas shtoni miellin, pak maja dhe pak kripe. Lereni perzierjen te pushoje dhe nderkohe pergatisni mollet.
- Pergatisni mollet: Qeroni mollet duke i ruajtur formen rrumbullake. Hiqini pjesen e farave me kujdes me pas pritini ne feta te trasha 1-2 cm. Futini ne miell me pas ne brumin e petullave dhe skuqini pak e nga pak ne vaj te nxehur.
- Perfundimi: Vendosini petullat ne leter kuzhine qe te perthithet vaji i tepert. Perzieni sheqerin pluhur me pak kanelle dhe pudrosini petullat me molle persiper.