Konsumimi me shumicë i perimeve të bardha ul rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak.
Mbrojtëse të mira kundër kancerit të stomakut janë gjithashtu lakra dhe selinoja. E kundërta ndodh me konsumin e tepërt të birrës, pijeve të forta alkoolike dhe ushqimeve të konservuara, që sipas ekpertëve, rrisin rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri, por edhe të tjerë.
Cfare te konsumoni:
- Perime të bardha, të tilla si patate, lulelakër dhe qepë;
- perime të gjelbra dhe të verdha, të tilla si kale, selino dhe lakra;
- fruta, sidomos portokall dhe grejpfrut.
Studimet kanë sugjeruar se patate dhe qepët janë të dobishme për zvogëlimin e rrezikut të kancerit të stomakut. - Konsumi i 50mg vitaminë C çdo ditë, që është e barabartë me rreth dy patate, zvogëlon rrezikun me 8%, ndërsa 100g e frutave në ditë bën një 5%, më pak gjasa për zhvillimin e kancerit të stomakut.
Konsumoni me pak:
- Kripë, veçanërisht si një ruajtës;
- alkool si birrë dhe pije alkoolike;
- mish të përpunuar dhe mëlçi.
- Çdo 5 gram kripë të konsumuar çdo ditë mund të rrisë mundësinë tuaj për të zhvilluar kancerin me 12%.
- Ngrënia në mënyrë të tepërt e turshive mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.