Shpeshherë duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi. Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të patur kujdes.
Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gjakut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve. Shenjat dhe simptomat e tjera nga të cilat duhet t’i keni në vëmendje kur keni duar të ftohta janë:
- Kur keni këmbë ose gishta të këmbës të ftohta
- Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve, në blu ose të bardhë.
- Mpirje ose ndjesia e shpimit si me gjilpërë
- Plagë të hapura ose flluskë
- Kur keni lëkurë të tendosur
Shkaqet:
Shkaqet e të paturit duar të ftohta mund të jenë për shkak të ambientit të ftohtë. Ne shume raste eshte përgjigjja e trupit për të mbajtur një temperaturë normale. Por mund të jetë dhe shenjë e një problemi me qarkullimin e gjakut ose e enëve të gjakut në duar. Disa nga shkaqet e tjera te duarve të ftohta jane:
- Anemia
- Diabeti
- Ngrirja
- Lupusi
- Sëmundja e Raynaudit
- Skleroderma
Kur të paraqiteni tek mjeku
- Lini një takim me mjekun nëse të paturit duart e ftohta në mënyrë të vazhdueshme ju shqetëson.
- Mjeku do të ekzaminojë nëse duart e ftohta janë si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut apo i sistemit nervor.
- Në varësi të gjendjes, mjeku do të rekomandojë ndryshime në mënyrën e jetesës për të përmirësuar simptomat.