Mbetjet organike nga vaji i ullirit do fillojne te perdoren per prodhimin e energjise.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO) po zbaton një projekt te ri ne vendin tonë, që synon të transformojë tregun e përdorimit të mbetjeve organike nga vaji i ullirit për prodhim energjie. Sipas burime nga ministria e Bujqesise, nisma e re synon të transformojë tregun e përdorimit të mbetjeve organike nga vaji i ullirit dhe nga industri të tjera për prodhimin e energjisë, përmes nxitjes së investimeve teknologjike të cilat konvertojnë mbetjet organike industriale.
UNIDO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial) aktualisht po zbaton në Shqipëri një projekt të financuar nga Global Environmental Facility (GEF) mbi “Përdorimin e biomasës për energji për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e vajit të ullirit”. Projekti përfshin sektorin privat të SME-ve dhe sektorin financiar në vendin tone për nxitjen e investimeve në teknologji energjitike novatore në mbrojtje të mjedisit. Pjesa më konkrete e projektit do të jetë demonstrimi i proçesit të kësaj teknologjie në sipërmarrjet ekzistuese, në mënyrë që të interesuarit të shohin e të besojnë se përdorimi i kësaj teknologjie sjell përfitime financiare dhe mundësi të reja për bizneset e tyre, raporton ATA.
Përgjatë një periudhe 3 vjeçare, projekti synon të realizojë 15 aktivitete demonstruese, dhe minimalisht po aq aktivitete në nënsektorë bujqësorë mbi teknologjitë e konvertimit të mbetjeve organike.