Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të harroni ku i keni lënë çelësat ose nuk keni mundur të mësoni më shumë se një fjali, ndoshta është koha ta ushqeni trurin tuaj me njërën nga pijet që përmirësojnë kujtesën.
Kafe
Përveç se konsumimi i kafes ka kaluar në traditë pa të cilën nuk mundemi, kjo pije e shijshme është antioksidant i përkryer. Dhe kafeina si përbërës kryesor i saj mund ta përmirësojë kujtesën. Një filxhan ose dy, maksimum tre, në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.
Çaj
Të gjithë ata të cilët nuk e preferojnë kafen tek çaji mund ta kërkojnë pijen e tyre për kujtesë më të mirë. Është e vërtetuar se teina e cila gjendet në çajin e zi, të gjelbër ose të bardhë e stimulon trurin dhe rrit aftësinë për të mbajtur mend më shumë, forcon përqëndrimin, motivimin dhe durimin.
Lëng panxhari
Lëngu i kuq i errët i kësaj rrënje është shumë ushqyes. Një gotë lëng panxhari në ditë e ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e përmirëson qarkullimin. Panxhari në mënyrë drastike mund ta zvogëlojë tensionin e lartë të gjakut si dhe të rritë qarkullimin e gjakut në tru. Qarkullimi i mirë i gjakut do të thotë edhe funksionim më i mirë dhe njëherë edhe kujtesë më e mirë.
Lëng molle
Molla gjithmonë është e njohur si frut i shëndetshëm por dhe është e vërtetuar se ndihmon për një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës e rrit prodhimin e neurotransmetuesve themelore në tru, që rezulton me kujtesë më të mirë.