Femijet dhe ushqimet: keshillat baze qe cdo prind duhet t’i dije

Keto jane disa keshilla baze qe ndo prind dhe person qe merret me rritjen e femijeve, duhet te dije per ushqimet dhe menyren e te ushqyerit te te vegjelve

  1. Nje nga dy femije te moshes 5-vjecare ka mungese hekuri. Vitamina C qe ndodhet tek zarzavatet mundeson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj pergatitni gjelle me zarzavate dhe mish.
  2. Cdo dite femija duhet te konsumoje nga nje veze te zier. Nese shohim rritje te kolesterolit dhe probleme ne metabolizmin e yndyrave, atehere rrallojeni.
  3. Bashke me gjellet me zarzavatet perdorni dhe sallate.
  4. Gjithashtu beni kujdes ne mos vendosjen e qumeshtit apo te kosit afer gjelleve me mish e zarzavate, sepse pengojne marrjen e hekurit.
  5. Ne mengjes jepini femijeve arra, lajthi, fruta te thata, bashke me to jane te dobishme edhe dritherat e pasuruara.
  6. Ne vend qe t’i jepni lengje te gatshme frutash, shtrydhini vete frutat dhe jepjani t’i pine para se te humbasin vitaminat.
  7. Mundesoni ngrenien me zarzavate te makaronave dhe te nje gjelle me mish.
  8. Beni te mundur qe femija juaj te konsumoje peshk te pakten nje ose dy here ne jave.
  9. Ndalimi i pijeve me gaz e shton me shume deshiren. Prandaj me mire eshte te mos i marrim fare ne shtepi. Femija nuk i kerkon nese familja nuk i konsumon. Shembulli i dhene ne familje ka nje rendesi shume te madhe. Kur ta kerkoje le ta shijoje, por mosmarrja e tyre eshte zgjidhja me e mire.
  10. Beni te mundur konsumimin nga ana e tij te suprave me drithera dhe grure.
  11. Disa femije nuk mund ta pine qumeshtin. Ne kete rast femijes suaj mund t’i jepni embelsira me qumesht, ose mund t’ia jepni qumeshtin te perzier me pak kakao dhe sheqer.

femra-moderne.com