Jessica Alba nderton biznes miliarda dollaresh

Honest Company quhet biznesi i aktores Jessica Alba, qe eshte vleresuar 1.7 miliard dollare dhe me mbi 500 punetore. 

Jessica Alba tregon se lindja e fëmijës së saj të parë ne 2008 dhe problemet e saj personale me shendetin ne kohen e femijerise e kane frymëzuar te krijoje kete kompani. Kompania eshte një alternativë tjeter të produkte per fëmijë por edhe per bukurine. Jessica u mundua per tre vjet me radhe te gjente partneret e saj te biznesit, Brian LeeSean Kane dhe Christopher Gavigan. Alba e nisi kompaninë në vitin 2011 me 17 produkte. Honest eshte e njohur per produktet e saj eko-miqesore, prandaj edhe suksesi ishte i menjehershem. Vitin e kaluar firma u zgjerua me nje dege te re dhe me nje liste tjeter produktesh. Honest Beauty, nje linje me 83 produkte bukurie, si produkte per kujdesin e lekures dhe makijazhi. Te gjitha produktet kane prejardhje bimore dhe jane pa permbajtje te lementeve te demshem si: parabens, phthalates, vazelinë, sulfateve dhe kremra mbrojtes ndaj diellit qe nuk kane permbajtje kimike.

jesicaalba1Para se të themelonte kompanine, Alba njihet si nje nga aktoret me te pelqyera te Holliwood-it, mbi te gjitha per rolet e saj ne në filmat Honey, 4 Fantastiket, Good Luck Chuck, etj. Qe  ne moshe te re ka qene shume ambicioze dhe kerkuese nga vetja. Kjo verteton me se mire faktin qe, edhe pse s’eshte akoma 34 vjec, ka ndertuar nje kompani qe vlen miliarda dollare brenda pak vitesh.

femra-moderne.com