Panine te mbushura me veze

Kjo recete mund te jete zgjidhja juaj per mengjesin, por edhe per nje vakt kryesor te shpejte, nese shoqerohet me nje sallate. Ja se si te pergatisni panine te mbushura me veze.

Koha e pergatitjes: 10 minuta

Gatimi: 25 minuta

Perberesit:

  • 8 panine te vogla
  • 8 veze
  • Nje luge ereza jeshile te grira, te perziera (psh, majdanoz, koper, bishta qepesh te njoma)
  • Kripe, piper
  • 4 luge djathe parmixhano i grire

Pergatitja:

  • Parangrohni furren ne 180 grade C. Prisni paninet ne pjesen e siperme dhe ruajeni per me vone. Me kujdes hiqni nje pjese te tulit, per te hapur vend per vezen. Vendosini buket ne nje tave ku keni shtruar leter furre.
  • Thyeni vezet dhe hidhini ne cdo panine. Shtoni siper erezat, kripe e piper. Sperkateni me pak djathe te grire.
  • Piqini buket derisa vezet te mpiksen dhe buket te jete thekur, afersisht 20-25 minuta. Tani vendosni ne tave edhe pjeset e siperme te bukeve qe te piqen per 5 minuta. Nxirreni taven nga furra.
  • Ne cdo pjate shtoni nje luge ajke te fresket per te shoqeruar buket.

Alternative:

Rrihni vezet dhe shtoni copat e bukes qe nxorret nga cdo panine, erezat, djathin. Masen e pergatitur shperndajeni neper panine. Piqini ne furre si me siper. Konsumojini te ngrohta, duke shtuar nje luge te vogel ajke te fresket siper cdo panineje.