Nje studim i mjekeve ka treguar se personat qe rrezikojne te preken nga ataku ne zemer, duhet te shohin programe argetuese dhe komedi.
E qeshura sipas shkencetareve mund te shihet si mjekim ne disa raste, per shkak te emocioneve pozitive te saj. Perdorimi i te qeshures si ilac eshte sugjeruar prej vitesh, ndonese kishte pak prova qe tregonin se ajo ndikon ne shendetin e pacienteve.
Por ne studimin e Loma Linda University ne Kaliforni, pacienteve iu kerkua te zgjidhin programet apo komedite, qe u dukeshin me zbavitese.
Sipas shkencetareve terapia e te qeshures ul edhe nivelin e stresit te pacientet.
Per nje periudhe 12 mujore ata pane filmat per te pakten gjysme ore ne dite. Ne fund u arrit ne perfundimin se grupi qe kishte qeshur, kishte rritje me 26 per qind te kolesterolit te mire (HDL), qe gjendet ne trup.
Ndersa pacientet qe merrnin mjekim por pa te qeshura shtese kishin vetem nje rritje prej 3 per qind.
Grupi qe shihte komedi shenoi edhe ulje ne 66 per qind te proteinave qe rrisin rrezikun e semundjeve te zemres.