Arrat parandalojne kancerin e gjirit

Pervec gjithe vlerave te shumta shendetesore, studimet tregojne se arrat ulin rrezikun e prekjes nga kanceri ne gji. Sipas nje studimi, perberesit antioksidante te ketij fruti te thate parandalojne zhvillimin e semundjes.

Ne nje eksperiment te kryer tek minjte, rezultoi se konsumi i 56,7 grame arrave ne dite, shkakton me pak tumore dhe ata qe rriten kane permasa me te vogla. Studimi amerikan u prezantua ne takimin e Shoqates Kerkimore per Kancerin.

Megjithese studimi eshte aplikuar tek minjte, sipas mjekes Elaine Hardman, te Marshall University School of Medicine, efektet pozitive mund te shfaqen edhe tek njerezit.

“Ne dime qe nje diete e shendetshme parandalon semundjet kronike. Arrat ndihmojne ne nje diete qe redukton kancerin. Ne studimet e meparshme eshte treguar se arrat pengojne ushqimet e yndyrshme te demtojne arteriet”, tha mjekja Hardman.

femra-moderne.com