Lidhja e ngushte me televizorin dhe ekranet ne pergjithesi mund te jete nje arsye qe rrit depresionin tek njeriu.
Pervec faktit qe, te shikuarit e televizorit eshte nje humbje e madhe kohe qe mund te shfrytezohej ne menyre me produktive, ka edhe disa arsye te tjera, te lidhura me shendetin.
Sipas dy studimeve te universiteteve te Pistburgut dhe Minesota-s, te publikuara ne “Archives of General Psychiatry”, ekspozimi i tepert ndaj mediave gjate adoleshences mund te ndikoje ne zhvillimin e depresionit, sidomos tek meshkujt.
Gjithashtu, sipas nje tjeter studimi, mediat mund te ndikojne edhe ne shendetin fizik.
Keshtu, femijet qe ne moshe te mitur shikojne shume televizor, ne moshe madhore jane me te prirur te kene shendet te dobet.
Pervec ketyre, studimet kane treguar se, aktiviteti i trurit ulet kur kalon shume kohe duke pare tv.