Kroketa orizi

Nëse keni deshire te provoni receta te reja, ju sugjerojme te gatuani keto kroketa orizi – cmund te kthehen ne nje nga gatimet me te preferuara ne familjen tuaj. Mund t’i sherbeni si shoqeruese te mishit dhe sallatës.

Përberesit per dy persona:

  • Oriz: 180 gram
  • Veze: 3 kokrra
  • Miell: 3 luge gjelle
  • Mocarela: 2 topa te vegjel
  • Proshute krudo: 5 fije
  • Galete (buke e thekur e grire)
  • Vaj gatimi: 200 ml
  • Gjalpe: 50 grame
  • Kripe e piper sipas deshires

Menyra e gatimit:

  • Skuqim orizin ne nje tigan, duke i shtuar kripe, piper dhe leng mishi ose leng perimesh, sipas deshires.
  • Ne nje tave hedhim orizin e zier, shtojme miellin, galeten dhe e pergatisim ne pjese te vogla te rrumbullakta, duke e mbushur me proshuten dhe djathin e prere ne forme kubike.
  • Pasi kemi krijuar masen e duhur, nisim procesin tjeter duke i kaluar format e rrumbullakta ne miell, veze e galete. Me pas ne vaj per t’i skuqur.
  • Pas skuqjes i kalojme ne nje pjate me kartepecete per te thithur vajin e tepert.
  • Kroketat e orizit jane gati per t’u servirur.

Mesoni edhe nje menyre tjeter per te gatuar qofte krokante me oriz, duke klikuar ketu.

femra-moderne.com