Humori i prinderve ka ndikim vendimtar per femijet

Nese ne nje familje ka harmoni dhe humor mes prinderve, edhe femijet ka shume mundesi te formohen me te njejten kulture te menduari dhe te vepruari.

Sipas nje studimi te “Research Center Halabe e Darwich” ne Meksike, humori i prinderve ndikon tek femijet qe ne kohen kur ata jane ne barkun e nenes, apo ndoshta edhe me heret.

Truri jone prodhon nje sasi te caktuar substancash kimike ne proporcion me humorin, te cilat mund te ndikojne qe ne spermatozoide. Sipas shkencetareve, keto substanca kimike ndikojne drejteperdrejte tek genet, duke percaktuar edhe karakterin e femijes.

“Ideja ime eshte qe, sjellja e prinderve influencon tek femija i tyre i ardhshem edhe gjate fazes se konceptimit”, shprehet Halabe Bucay.

Ky studim eshte publikuar ne revisten shkencore “Bioscience Hypotheses” ku drejtori  William Bains eshte shprehur shume i terhequr nga zbulimi i bere. “E publikuam kete zbulim per te marre mendimet e shkencetareve te tjere”, shprehet Bains.

femra-moderne.com