Shtetet që hanë produkte “made in Albania”, ja kush janë 10 vendet kryesore

Italia është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale. Rreth 8.6 miliardë lekë është llogaritur vlera e eksporteve gjatë vitit 2018 dhe në sasi, 22.3 mijë tonë produkte janë tregtuar në këtë shtet.

Por pavarësisht se renditet në vendin e parë, eksportet drejt këtij vendi kanë pësuar një rënie të lehtë krahasuar me 2017-ën. TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore ku eksporton më shumë produkte të këtij sektori, ku pas Italisë, e dyta renditet Kosova dhe Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni, me vlerë mbi 1 miliardë lekë.

Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat.

Eksportet bujqësore për vitin 2018 janë regjistruar në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë.

femra-moderne.com