Një mënyrë e re gatimi e fasuleve, një recetë vërtetë e shijshme, por edhe e shëndetshme. Nëse dëshironi mund të shtoni një racion mish pule dhe vakti është mëse i plotë.
Përbërësit:
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 qepë të grira (rreth 3 filxhanë)
- 3-4 degë selino, të grira (rreth 1 filxhan)
- 5 thelpinj hudhër të grira
- 4 filxhanë me lëng perimesh (ose mishi)
- 4 filxhanë uji
- 450 gramë fasule të bardha
- 3 degëza trumzë e freskët
- 1 lugë caji rozmarinë e freskët e grirë imët
- 1/4 lugë çaji me spec djegës të grirë
- 220 gramë spinaq i pastruar dhe i prerë
- 1/4 filxhan me lëng limoni
- 1 lugë caji kripë
Racione: 8
Vështirësia e gatimit: E lehtë
Mënyra e përgatitjes:
- Lani dhe kulloni fasulet.
- Ngrohni vajin e ullirit ne temperaturë mesatare në një tenxhere të thellë. Shtoni qepën dhe selinonë dhe përziejini për 3 minuta. Shtoni hudhrën dhe vazhdoni gatimin edhe për 1 minutë.
- Shtoni lëngun e perimeve, ujin, fasulet, trumzën, rozmarinën dhe specin djegës. Lerini të ziejnë.
- Ulni temperaturën, mbulojeni dhe lereni të ziejë për 2 orë, ose derisa fasulet të zbuten.
- Shtoni spinaqin, lëngun e limonit dhe kripën. Vazhdoni gatimin edhe për 1 minutë. Gjella është gati për t’u shërbyer.