Ndahet nga jeta ikona e modës Karl Lagerfeld

Karl Lagerfeld është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Ikona e modës raportohet se ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Francë, raportojnë mediat vendase.

I lindur në Hamburg të Gjermanisë, Karl Otto Lagerfeld ishte artist, fotograf dhe stilist me ndikim të madh në të gjithë botën. Ai e ndërroi emrin sepse besonte se Lagerfeld dukej “më komercial”.

Karl Lagerfeld rreth vitit 1960, kur ishte drejtor artistik i firmes se modes Jean Patou

Ai drejtonte firma të njohura si ‘Chanel’ dhe ‘Fendi’.

Karl Lagerfeld ka qënë në krye të stilistëve të Chanel që nga viti 1983, dhjete vjet pas vdekjes se Coco Chanel. Ai gjithashtu kishte dizenjuar për Fendi që nga viti 1965, por kishte edhe koleksione për markën e tij.

Karl emigroi në Paris kur ishte ende adoleshent dhe u bë asistent dizajner për Pierre Balmain.

femra-moderne.com