Pranvere Vere 2019: Te gjitha tendencat e bukurise dhe modes

Stina e bukur eshte e mbushur me ngjyra dhe fantazi lulesh: asgje nuk mungon per ta bere interesante dhe terheqese kete sezon. Ja cilat jane tendencat e fundit..

Aksesoret

Kete sezon aksesoret do ju mahnisin dhe cudisin. Gjate stines se bukur cantat e dores do jene me te preferuarat. Madje nje nga tendencat me te cuditshme qe ka lidhje me cantat eshte qe kete sezon mund te mbani dy canta te ndryshme ne te njejten kohe.

Bie ne sy canta ne forme thesi te vogel, i cili gjithashtu eshte nje nga tendencat e ketij sezoni.

Image result for borse a secchiello Stella McCartney primavera estate 2019

Edhe sandalet dhe kepucet e kesaj stine jane nje veper arti e vertete. Rikthehet maja katrore, kepucet me platforme, stampime me lule, takat e modifikuara me detaje. Nje e vecante tjeter e kepuceve me taka: do jene mese te preferuara takat mesatare ose te vogla.

<p>Slingback intinte nel rosa con dettagli in pvc (RED VALENTINO)</p>

Lajme te mira edhe per ato qe pelqejne atletet, qe kete pranvere mund te kombinohen me te gjitha. Madje edhe me fustane te gjata dhe elegante.

S’mund te mungojne stolite dhe bizhuterite per t’i dhene edhe me shume shkelqim stines se bukur. Do jene ne mode vethet me tematike lulesh, vareset e gjata stil vitet ’80, byzylyqet  me forma te ndryshme, unazat me simbole etj.

Ngjyrat

Stina e pranveres dhe veres sjell me vete gjithmone nja larmi ngjyrash. Tonalitetet do jene te ngopura dhe te plota. Nga bluja elektrike tek roza e lehte, e me pas tek e verdha energjike. Shume trendi jane edhe kombinimet e ngjyrave te forta e te ngjashme, p.sh. e kuqe me portokalli ose ciklamin. Pa harruar ngjyren e vitit, living coral (apo koralin qe jeton). Super femeror, energjik dhe romantik ne te njejten kohe, aktual dhe antik. I pershtatshem per bionde dhe brune, si ne pranvere, edhe vere.

Moda

Nje tendence qe do ju perqafoje gjate gjithe sezonit do te jene stampimet e luleve. Fustane qe ngjajne me buqeta lulesh, tyl dhe fustane model sirene per nje ringjallje te vitetve ’90. Jo vetem kaq. Nuk do mungojne detajet ushtarake, por edhe stampimet e kafsheve, gjeometriket apo me fruta do jene gjithashtu tendence e ketij sezoni.

Nje veshje qe eshte rikthyer fuqishem eshte edhe kostumi me pantallona dhe xhakete.

femra-moderne.com