Ja cilat do të jenë trendet e ngjyrave të flokëve për 2019-n…

Ardhja e pranverës mund t’ju ketë nxitur drejt ndryshimeve të reja. Por pse të mos filloni me ndryshimin e parë, dhe ky i fundit të lidhet me ngjyrën e flokëve. Jepini pamjes suaj dritë, duke hequr dorë nga ngjyrat e errëta !

Glamour, seksi e gjithëkohshme biondja duket gjithmonë bukur. Dy kërkesat më të zakonshme të biondeve janë : e arta dhe bionde e akullt dhe shampanja është një përzierje perfekte midis këtyre dy nuancave. Rrënja duhet lyer me një ngjyrë të ngrohtë e cila ftohet gradualisht drejt majave.

Zgjidhni nuancën më të pëlqyer, që do të bëjë namin jo vetëm këtë sezon, por gjatë gjithë 2019-s. Bëhet fjalë për hijet e shampanjës, një kombinim i së verdhës, platinit e ngjyrës rozë të lehtë.