Sipas një studimi, nëse ndiheni emocionalë, ka më shumë gjasa të përqafoni dikë nga ana e majtë sesa nga e djathta
Përqafimet, të cilat kanë qenë pjesë e ndërveprimeve shoqërore midis njerëzve që nga lindja, tregojnë emocione të tilla si dashuri, trishtim apo frikë. Ato ndodhin në të dy kontekstet: pozitive dhe neutrale. Ne përqafojmë kur jemi të trishtuar, të dashuruar, të frikësuar, ose thjesht kur përshëndesim.
Ndërsa shumica e njerëzve treguan një preferencë në rritje për përqafimet nga ana e djathtë, përqafimet nga ana e majtë ndodhën më shpesh në situata pozitive dhe negative, tregoi studimi.
Nëse jeni duke përjetuar emocione të forta, me siguri do të përqafoni dikë nga ana e majtë.
Për studimin e publikuar në revistën “Psychological Research”, ekipi shqyrtoi më shumë se 2,500 përqafime për të përcaktuar natyrën e tyre. Për të studiuar përqafimet neutrale, ata analizuan mbi 500 video të aktorëve të cilët u ofruan përqafime me sy mbyllur të huajve në rrugë.
Më tej, studiuesit testuan 120 pjesëmarrës që përqafuan një manekin pas dëgjimit të tregimeve pozitive, negative dhe neutrale përmes kufjeve.
“Kjo ndodh për shkak të ndikimit të hemisferës së djathtë të trurit, e cila kontrollon anën e majtë të trupit dhe përpunon emocione pozitive dhe negative”, tha Julian Packheiser nga Ruhr-Universitaet-Bochum në Gjermani.
Në këtë mënyrë, hemisfera e djathtë aktivizohet për shkak të emocioneve dhe ndikon lëvizjen në të majtë.