Disa minuta ecje në ditë përmirësojnë shëndetin fizik dhe mendor

Disa minuta ecje në ditë mund të transformojë shëndetin, trupin dhe mendjen.

“75 minuta ecje e shpejtë në javë mund të shtojë pothuajse 2 vite jetë ndërsa 60 minuta ecje në ditë mund të ulë rrezikun nga obeziteti”, thotë Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 2 orë ecje në javë mund të zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru me 30%. Po kështu me vetëm 40 minuta ecje tri herë në javë ndihmojnë kujtesën.
Simptomat e depresionit ulen me 30% me vetëm 30 minuta ecje, ndërsa rreziku nga diabeti ulet me 29% nëse bëni 3500 hapa në ditë.
Rreziku nga sëmundjet e zemrës zvogëlohet nëse bëni 30-60 ecje në shumicën e ditëve të javës ndërsa 4 orë ecje në javë mund të zvogëlojë rrezikun e frakturave deri në 43%.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search