Dr. Kalo: Kujdes nga riqnat/këpushat….

Është stina e pranisë jo të neglizhueshme të tyre….Janë shumë të përhapura sidomos në pyjet me dushk, në kullota si dhe në zonat ku ne ecim per tu ushtruar me bar të lartë, të pa kositur….Përhapës të një sëmundje të njohur si : «Lyme borreliosis, Morbus Lyme, Lyme disease, Maladie de Lyme”, e cila përmbledh ansamblin e manifestimeve klinike të shkaktuara nga një mikroorganizëm i gjinisë “Spirocheta”, Borrelia burdgorferi, thote dr. Tritan Kalo.

Riqnat janë po ashtu përhapëse edhe të sëmundjeve të tjera. Lyme borreliosis (LB) është sëmundja më e zakonshme e përhapur nga një vektor në zonat me klimë të temperuar si dhe në hemisferën veriore. Rreth 85.000 raste raportohen për çdo vit në Europe, megjithatë ky numër është vlersuar të jetë shumë më i lartë, mqse shumë LB nuk diagnostikohen si të tilla. Në SHBA regjistrohen për çdo vit midis 15.000 deri në 20.000 raste, dhe sëmundja është aktualisht endemike në 15 shtete të saj.

LB transmetohet te njerëzit gjatë thithjes së gjakut te këta persona nga riqnat/kepushat e gjinisë Ixodes. Në Europe është kryesisht e përhapur Ixodes ricinus, dhe shumë më pak I. persulcatus……Në Europë janë identifikuar reth 40 zogj dhe mamarë si rezervuarë të B. burgdorferi: brejtësit e vegjël, qentë, bagëtitë shtëpiake (dele, dhi, lopë). Në një një total prej 11.66% të deleve, 14.5% të dhive dhe 6% lopëve, të testuara në Veri të Shqipërisë, kishte prani të antikorpeve ndaj Borrelia burgdorferi (çka përkthehet se kanë qene në kontakt me këtë shkaktuar T.K.). Dreri shërben po ashtu si ezervuar i njëkohshëm për B. burgdorferi edhe për riqnat.

Sa herë që kthehemi ne shtëpi nga kujdesi për bagëtitë, nga shëtitjet në zonat me dushqe, apo me bar ta lartë që shërbejnë shpesh edhe si kullota, duhet të kontrollojmë me kujdes nëse ka ndonjë riqnë në veshjet tona ose kemi ndonje pickim prej tyre… Në rastin e fundit adresojuni një mjeku më të afërt për t’i hequr ato, si dhe për të marë këshilla për parandalimin apo mjekimin e “Lyme disease”. Kolegët klinicistë DUHET të marin në konsideratë edhe “Lyme disease”, kur vërjenë lezionet kutane apo artikulare të mëposhtëme, për t’a trajtuar sëmundjen në stadet e herëshmë të saj, si dhe për të evituar kriniçizimin dhe dëmet jo të pakta shpesh të pariparueshme që sjell ky kroniçizim.

Informimi kurrë NUK është i tepërt, POR po ashtu ai edhe s’mundet të ofrojë panik, përpos faktit të shtimit të kujdesit ndaj vetes, në këtë kohë dhe në muajt e nxehtë që na presin përpara.

femra-moderne.com