Fjale te urta te Solomonit per diturine dhe mesimin

Më poshtë po publikojme disa fjalë të urta të Solomonit për mësimin dhe diturinë…

  • Dëgjo, o biri im mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes tënde, sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.
  • Njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.
  • Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe; ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit.
  • Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd, të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,
  • Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja; kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.
  • Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.
  • Sepse fitimi i diturisë është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.
  • Dituria është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.
  • Rrugët e diturisë janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.
  • Dituria është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.
  • Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.
  • Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre; Mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë. Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.

  • Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.
  • Mësimi eshte një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës.
  • Thuaji diturisë: “Ti je motra ime” dhe quaje “shok” gjykimin.
  • Dituria qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve.
  • Dituria bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve.
  • Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur.
  • Dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund të dëshiroje nuk barazohen me të.
  • Nëpërmjet meje (dijes) mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë. Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.
  • Unë si dituri i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.
  • Me mua (diturinë) janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.
  • Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.
  • Unë (dituria) eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë, për t’i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.
  • Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia! Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë! Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.
  • Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.
  • Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.
  • Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.
  • Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.
  • Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.
  • Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.
  • Eshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.
  • Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.
  • Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.
  • Mësimet e të urtit janë burim jete për t’i evituar dikujt leqet e vdekjes.
  • Mjerimi dhe turpi do të bijnë mbi atë që nuk pranon mësimin korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.
  • Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.
  • Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.
  • Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.
  • Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij.
  • Njeriu i urtë i trembet së keqes dhe largohet prej saj.
  • Njerëzit e matur kurorëzohen me dije.
  • Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.
  • Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht.
  • Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.
  • Zemra e njeriut me mend kërkon dijen.
  • Kush nuk pranon mësimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.
  • Eshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.
  • Fjalet e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.
  • Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.
  • Dituria qëndron para atij që ka mend.
  • Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.
  • Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.
  • Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.
  • Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.
  • Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.

Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

  • Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
  • Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
  • Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
  • Mos ia kurse korrigjimin fëmijës.
  • Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t’ia ndjejë gëzimin.
  • Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.
  • Me dijen mbushen dhomat me llojlloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

femra-moderne.com