Kur ekspozohemi menjehere ne diell, per nje kohe te gjate dhe pa mbrojtje, të gjithë mund te pësojmë djegie. Skuqja e trupit është tepër e dhimbshme, e shoqeruar me temperature, dhe ka mundesi qe te pakten nje here ta kemi provuar keshllen e mamaveper të venë kos në pjesën e dëmtuar të lëkurës. Por nuk është vetëm kosi “mrekullibërësi” i kuzhinës për këtë problem. Ka edhe disa produkte të tjera tepër efektive.
Aloe Vera
Xheli i Aloe Verës është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell, pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me xhelin e aloe verës dhe me to të lyeni zonën e djegur. Këshillohet që degët e aloe verës të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.
Qumësht
Acidet laktike të këtij të qumeshtit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.
Kamomil
Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit.