Si të mbroheni nga temperaturat e larta dhe të nxehtit

Si të mbroheni nga temperaturat e larta dhe të nxehtit dhe disa keshilla shume te rendesishme per grupe te vecanta, si femijet dhe te moshuarit

  1. Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës,11.00 – 17.00
  2. Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia
  3. Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë
  4. Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës
  5. Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.
  6. Evitoni korrentet e mundshme.
  7. Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.
  8. Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.
  9. Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë
  10. Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta.
  11. Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta
  12. Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës, 11- 17
  13. Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.

KUJDESI PËR GRUPE TË VEÇANTA

Summer Safety Tips: Preventing Heat Exhaustion in Kids

FËMIJËT

  1. Nuk duhen ekspozuar në diell fëmijët deri në moshën 6 muajshe.
  2. Femijët absolut isht nuk duhen ekspozuar në diell midis orës 11 – 17
  3. Ekspozimi në diell bëhet duke shëtitur me fëmijën. 5
  4. Fëmijët ditët e para të ekspozimit në diell duhet mbajtur te veshur me rroba prej pambuku.
  5. Mbajuni në kokë kapele me anë të gjëra që të mbrojë veshët, fytyrën apo hundën.
  6. Fëmija duhet të mbajë syze dielli të errata.
  7. Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
  8. Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersit jes apo fshirjes me peshqir.
  9. Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
  10. Duhet tu jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
  11. Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
  12. Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikeqyrje.
  13. Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
  14. Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
  15. Ambjentin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.
The Doctor Is In | The Effects of Heat in Older Adults

PËR TË MOSHUARIT

  1. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës, freskojini dhomat në mëngjes dhe darkë.
  2. Evitoni korrentet e mundshme të erës.
  3. Daljet në diell në orët e nxehta, 11 – 17 duhen evituar dhe reduktoni sforcot fizike në këto orë.
  4. Mbani kapele apo çadër kur dilni në rrugë.
  5. Vishni rroba të gjëra, të lehta, me ngjyra të çelura dhe mundësisht prej pambuku.
  6. Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme (1,5 – 2 litra në ditë ) edhe nëse nuk keni etje.
  7. Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.
  8. Kontrolloni sitemat ikisht temperaturën e trupit.
  9. Freskohuni herë pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta në krahë, qafë, ballë për të ulur temperaturën e trupit.
  10. Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavatet dhe frutat.
  11. Përdoreni kripën në sasi minimale.
  12. Ruajini ushqimet në frigorifer.
  13. Nëse jeni vetëm dhe keni probleme shëndetësore mbani telefonin pranë.
  14. Qëndroni nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut të familjes ose specialistit
  15. Mbani në kokë kapele me anë të gjëra që të mbrojë veshët, fytyrën apo hundën.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search