Ti ishe Paris, ti nuk ishe Ankaraja e Stambolli, por tani ti je Brukseli

Ti ishe Paris, ti nuk ishe Ankaraja dhe Stambolli, tani ti je Brukseli. Neper mediat sociale njerezit akuzojne per hipokrizi nga menyra e reagimit ndaj ngjarjeve te fundit.

Njerëzit në mediat sociale publikuan për solidaritet ndaj shpërthimeve dhe viktimave te Brukselit karikatura dhe hashtag me shkrimin #JeSuisBruxelles. Reagimit e diteve qe vijuan ishin te forta, por reale.

Akuzat per hipokrizi kanë qene  reagimi qe ka qarkulluar në mediat sociale për sulmet me bomba në Bruksel, ngjarje te cilen shumë e krahasuan me reagimin ndaj sulmeve të ngjashme terroriste edhe në vende të tjera të botës.

Në të gjithë Evropën, monumente të tilla si Kulla Eifel në Paris dhe Porta e Brandenburgut në Berlin u ndriçuan me ngjyrat e flamurit belg nga respekti për viktimat. Në Bruksel, mijëra u mblodhën për të krijuar një memorial të improvizuar duke përdorur shkumës për të shkruar mesazhe të respektit dhe sfidës.

Megjithatë, shumë të tjerë vunë në dukje dallimet në mënyrën se si njerëzit reaguan ndaj sulmeve të Brukselit në krahasim me ato në Ankara, shkruan The Indipendent.

Ja disa nga reagimet e njerezve ne Twitter:

belgjika_1

Të paktën 31 vetë u vranë dhe 200 u plagosën nga sulmet në Bruksel. Një sulm në Ankara javën e kaluar la 36 të vdekur, një tjetër në shkurt vrau 28 dhe një sulm në tetorin e kaluar vrau 107 vetë.
Qeveritë janë kritikuar edhe për mënyrën se si reaguan ndaj sulmeve.
Pas shpërthimeve, flamuri belg u ngrit në gjysmë shtize ne Downing Street,dhe pyetja reaguese ishte: “Pse nuk e ngritën edhe flamurin turk pas mizorive në Ankara ne Downing Street?”

https://twitter.com/giseleofficial/status/712312742615629826

https://twitter.com/hashtag/prayforturkey

femra-moderne.com