Bjondet ne te shkuaren jane konsideruar si “budallaçka” dhe besoj se te gjithe e dini nga nje barcalete me bjonde. Por nje studim i fundit tregon krej te kunderten, te pakten keshtu raporton Daily Mail.
“Te jesh bjonde” eshte kthyer ne nje shprehje qe shumekush e perdor kur ben ndonje gabim trashanik, por studimi i “National Longitudinal Survey of Youth 1979” (NLSY79) po tregon krejt te kunderten, duke i klasifikuar bjondet si me inteligjente se brunet apo kuqalashet.
Studimi
Të dhënat e studimit vijnë nga NLSY79, një studim i gjerë që ka monitoruar njerëzit mes 14-21 vjeç, kur u morën në pyetje fillimisht në vitin 1979.
Në vitin 1980 pjesëmarrësit në studimin NLSY79 iu nënshtruar testit të ashtuquajtur “Armed Forces Qualification Test”, ose AFQT që përdorej nga Pentagoni për të përcaktuar inteligjencën e rekrutëve. Në vitin 1985, të gjithë pjesëmarrësit në studim u pyetën: Cila është ngjyra natyrale e flokëve tuaj?
Për të shmangur çdo paragjykim në testet e IQ të shkaktuara nga dallimet etnike dhe racore, Jay Zagorsky, profesor i Universitetit Shtetëror të Ohio, eliminoi nga analiza të gjithë amerikano-afrikanët dhe hispanikët, duke e reduktuar numrin e pjesëmarrësve në 10.878 femra, të bardha. Përfundimet e studimit treguan se femrat bjonde kanë një nivel inteligjence 103.2 në krahasim me 102.7 të femrave me flokë kafe, dhe 101.2 të femrave flokëkuqe dhe 100.5 të atyre me flokë të zinj.
Studimi nuk tregon nëse ekziston ndonjë lidhje gjenetike mes ngjyrës së flokëve dhe inteligjencës, por Zagorsky zbuloi një fakt që të paktën mund të shpjegojë pjesërisht pse bjondet e këtij studimi ishin më inteligjente; ato ishin rritur në familje ku kishte më shumë libra se sa ambientet ku ishin rritur femrat brune të të njëjtit studim.
Te jesh bjonde
Flokët bjonde janë një ngjyre më e lehtë për shkak të mungese së një pigmenti të quajtur melaninë. Edhe pse jane konsideruar si me pak te zgjuara se brunet, ata kane qene gjithmone me te preferuarat nga gjinia mashkullore. Jane te bukura, terheqese dhe transmetojne nje pamje te embel dhe te bute. Pervec kesaj, bjondet gjithnjë janë parë si ato që nuk e vrasin shume medjen dhe i kushtohen me teper pamjes se jashtme, ne krahasim me brunet, gjithashtu gjithnjë janë parë si ato që e shijojnë më tepër jetën. Sipas fakteve shkencore, nese nje brune e hap ngjyren e flokeve te saj, duke anuar nga bjondet, ajo ndihet me e re, me konfidente dhe me argetuese.