Na i shte nje here nje djale shume nevrik. Babai, duke e ditur se djali i tij kishte temperament te keq, donte t’i jepte atij nje mesim.
Babai i dha te birit nje qese me gozhda dhe e porosit të birin që sa herë të nervozohet, te fyeje apo te ofendoje dikë, do duhet të nguli nga një gozhdë në nje derrase.
Djalit i pëlqeu këshilla e babait dhe menjëherë i hyri punës. Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa ato i erdhi zor, kështu që ditët në vijim ai e përmisoi sjelljen e tij.
Duke e mbajtur me shume veten nen kontroll, erdhi dita qe në dërrasë nuk ishte ngulur asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësonte vetëpërmbajtjen.
Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i babai i tij dhe i tha: “Baba shiko, unë sot nuk e kam ngulur asnjë gozhdë“.
Por, babai ia ktheu: “Puna jote akoma nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdat e ngulura nga dërrasa”.
Djali i hyri punës dhe i shkuli. Më pas babai mori dërrasën dhe i tha:
– “A i sheh këto vrima dhe shenja në dërrasë? Derrasa nuk do jete me si me pare. Fjalet qe ti thua ne nerva e siper, lene shenje tek te tjeret, njesoj si gozhdat ne derrase. Nuk ka rendesi sa here kerkon falje, plaga do vazhdoje te mbetet aty.”