Çfarë po i bëjnë ekranet fëmijëve?

Trendi i viteve të fundit që po i vjen në “ndihmë” prindërimit janë ekranet (ipad, telefon, laptop, televizor). Me ndihmën e tyre nënat dhe baballarët e rinj, por jo vetëm; ushqejnë fëmijën, qetësojnë fëmijën, mësojnë fëmijën dhe bëjnë të mundur që të rrinë të qetë nga fëmija.

…por, çfarë po bëni ju në të vërtetë?!

Simptoma si:

  • Mungesa e kontaktit me sy
  • Përhumbje
  • Zhvillimin në një kuadër mekanik
  • Fjalor i varfër 
  • Logjikë e cunguar
  • Mungesë kreativiteti dhe imagjinate
  • Prishje të mardhënies prind fëmijë
  • Kufizim social etj.

Të gjitha këto duhet të jenë mjaftueshëm alarmante që ju prindër të tregoheni tepër të vëmendshëm ndaj kohës qe fëmija juaj kalon para një ekrani.

Studimet kanë treguar se ekspozimi i zgjatur përpara ekraneve shkakton tek truri i fëmijës të njëjtin efekt si kokaina/heroina.

Tani uluni dhe reflektoni. Sa kohë duhet të kalojë fëmija juaj para ekranit?