Dhimbja e kokes ne shtatzani

Ndodh shumë shpesh që shtatzënat në tremujorin e parë të shtatzënisë kanë dhimbje koke, shpeshherë të padurueshme. Dhimbja e kokës është reaksion normal i organizmit në ndryshimet e shumta hormonale të cilat zhvillohen në atë periudhë.

Ne nuk e dimë se cili është saktësisht shkaku i dhimbjes së kokës, por mund të lidhet me ndryshimet hormonale dhe me sasinë e shtuar të gjakut në organizëm.

  • Gjatë shtatzënisë prodhohet hormoni progesteron i cili i relakson muskujt e mitrës dhe të enëve të gjakut, përfshirë edhe të atyre në kokë dhe qafë duke shkaktuar kokëdhimbje për shkak të presionit të ulët të gjakut.
  • Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga uria, dehidratimi, stresi dhe nga gjumi i pamjaftueshëm. Edhe nëse ju pëlqen që të pini kafe, përpiquni të pini sa më pak. Si shkak i dhimbjes se kokës, sidomos në muajt e dimrit, mund të jetë mbyllja e sinuseve të hundës. Nëse keni problem me sinuset, gjatë dimrit mbuloni gojën dhe hundën me shall që të mos thithni ajrin e ftohtë.
  • Dhimbja e kokës lehtësohet ose zhduket në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Nëse vazhdoni të keni dhimbje koke konsultohuni me mjekun, sepse mund të keni shtypje të lartë të gjakut, sidomos nëse dhimbjen e keni në pjesën e përparme të kokës që shoqërohet me çrregullime të të pamurit.
Safe Tips to Treat Headaches During Pregnancy | Parents
Keshilla:
> Përpiquni që të gjeni kohë për të pushuar dhe shëtitni në ajër të pastër.
> Hani shëndetshëm dhe shpesh e në racione të vogla.

Nëse tashmë keni dhimbje koke mund t’i bëni këto veprime për ta lehtësuar dhimbjen:

  • Merrni një qese me perime të ngrira nga frigoriferi, mbështillni qesen me një peshqir dhe vendosni në kokë.
  • Lagni peshqirin me çaj të nxehtë kamomili dhe vendosni në fytyrë. Kamomili ka veprim qetësues dhe do t’ju lehtësojë dhimbjen e kokës.
  • Nëse bëni dush me ujë të ftohtë, për shkak të stimulimit të enëve të gjakut, dhimbja do të lehtësohet.
  • Bëni masazh kokës duke fërkuar tëmthat me lëvizje rrethore të gishtave. Shtypni me gishtin e madh vendin ku keni më së shumti dhimbje dhe mbani të shtypur 1-2 minuta.
  • Qëndroni me kurrizin drejt! Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse rrini kërrusur do ta nxitni dhimbjen e kokës.
  • Mos përdorni asnjë ilaç pa u konsultuar me mjekun!