Ky eshte plazhi me …kokoshka

Një plazh i veçantë që ka disa “kokrra” rëre që na kujtojnë kokoshkat e shijshme. Ndodhet afër qytetit të Corralejo në ishullin Fuerteventura, pjesë e Ishujve Kanarie. Në realitet ato kokrriza të bardha, janë fragmente koralesh të madhësive të ndryshme, të cilat kanë marrë këtë formë falë erozionit të elementeve natyrore.

Shumë e njohin ishullin e Fuerteventura, i dyti më i madh në Kanare, por pak e dinë që ky ishull është shtëpia e një prej plazheve më të mëdha në botë, një plazh që duket se është bërë nga kokoshkat. Emri i saj është ”Playa de Palomitas de Maíz” dhe është një plazh që duket se është i mbuluar në miliona kokoshka të bardha dhe të fryra.

Në realitet, këto formacione të çuditshme janë gurë koralesh që janë formuar nga erërat, baticat dhe rrymat.

Ky fakt nuk është një nga tërheqjet kryesore të Fuerteventura, pasi në fund të fundit, kokoshkat prej guri, ato nuk janë saktësisht vendi më i rehatshëm për t’u çlodhur. Por sigurisht që është një vend për t’u vizituar. Ky plazh ka qenë gjithmonë në këtë mënyrë, por ka fituar popullaritet vetëm vitet e fundit, falë rrjeteve sociale (veçanërisht Instagram), ku është reklamuar indirekt përmes fotografive dhe hashtagë-ve.

Adresa: Corralejo, La Oliva, Fuerteventura, Spanje

femra-moderne.com