Po të ktheheshim pas në kohë do të shikonim se paraja u shpik si një njësi llogaritëse apo si një mjet matjeje që përdorej për të vlerësuar të mirat dhe mallrat që dikush kishte në zotërim.
Përpara se të shpikej paraja, njerëzit realizonin shkëmbimin mall me mall. Pra ata shkëmbenin të mirat që prodhonin me ato të cilat nuk mund t’i kishin nga natyra. Kjo tregti apo ky shkëmbim ishte e vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës njerëzit mund të përfitonin nga burimet e jetës të cilat ishin kritike për mbijetjesë; të tilla mund të përmendim ushqimet, kafshët, veglat e punës dhe veshjet.
Ndërsa shoqërite u zgjeruan dhe transaksionet u bënë më pak homogjene dhe më shumë komplekse, ky sistem tregtie dështoi. Kjo situatë solli nevojën për krijimin e një njësie standarde, e cila të mund të realizonte më lehtësisht këtë ndërveprim mes individëve apo komuniteteve.
Aktualisht sistemi yne arsimor, i kombinuar me doktrinat social ekonomike të kohës, udhëheq pjesën më të madhe të njerëzve në këtë planet që ata ta shohin paranë si një objekt kulti, duke krijuar atë që disa autorë e quajnë “Kultura e re e Parasë”.
Ne kete artikull ju zhyt pak ne reflektim; një mundësi e shkëlqyer për të organizuar prioritetet dhe për të vendosur disa qëllime. Një oportunitet unik për një analizë të besimeve, vlerave dhe parimeve të vërteta.
Lista e mëposhtme përbën një rradhitje të disa thënieve të mençura për 10 gjërat që nuk blihen me para.
1. Shëndeti
2. Dashuria
3. Lumturia
4. Integritet
5. Respekt
“Paraja përbën një mjet mbijetese. Mënyra se si i bëni paratë do të tregojë shumë në mënyrën se si jetoni. Nëse burim i parave tuaja është korrupsioni, atëherë ju keni mallkuar ekzistencën tuaj. I morët paratë nëpërmjet një rryshfeti? Duke shfrytëzuar veset apo mosdijen e dikujt? Duke ulur standardet tuaja? Duke bërë punë të cilat nuk i çmoni për klientë që nuk i vlerësoni? Nëse po, dijeni se paratë tuaja nuk do ju dhurojnë kurrë asnjë moment kënaqësie. Dhe gjërat që do të blini nuk doi vlerësoni pasi do shërbejnësi një kujtesë turpi. Më pas do shpreheni se paraja është e keqe, pasi nuk do ju bëjë të ndieni respekt për veten. E keqe sepsenuk ju bën të ndieni kënaqësi për shkak të mënyrave me të cilat i keni bërë ato para. A janë këto rrënjët e urrejtjes tuaj ndaj parave?” – Ayn Rand.
6. Qetësia e mendjes
Paraja nuk mund të blejë qetësinë e mendjes. Nuk mundet të shërojë marrëdhëniet e shkëputura, apo ti japë jetës një kuptim që ajo nuke ka.
7. Etika
8. Edukimi
9. Inteligjenca
Ajo që duhet të theksoj është se nuk u ktheva tek Apple për tu bërë i pasur. Kam qenë shumë me fat në jetën time dhe e kisha një pasuri. Kur isha 25 vjeç vlera e pasurisë time ishte rreth 100 milion dollar. Pikërisht në atë moment vendosa që nuk do të lejoja që ky fakt të më shkatërronte jetën. Nuk e shikoj pasurinë si diçka me të cilën matet inteligjenca. – Steve Jobs.
10. Shpirt të ndriçuar
Paratë mund të të blejnë një apartament, por jo një strehë. Mund të të blejnë një krevat, por jo gjumin. Mund të të blejnë orën por jo kohën. Mund të të blejnë libra por jo dijen. Mund të të blejnë gjakun por jo shëndetin, ndaj kini parasysh se PARATË NUK JANË GJITHÇKA NË JETË.