Kujdesi për veten është pjesë e rëndësishme e prindërimit (+ 6 keshilla se si të rimbusheni me energji)

Në luftërat tradicionale gjeneralët e ushtrisë kishin gjithmonë kafe të ngrohtë, ushqim të mirë dhe rroba të thata. Kjo jo se ata ishin rangu më i lartë apo se ishin egoistë, por nëse gjeneralët nuk e mbanin lart moralin, pjesa tjetër e trupave të ushtrisë dhe e gjithë lufta mund të shkonte në dështim. Në mënyrë të ngjashme, prindërit janë gjeneralët e shtëpisë, po a marrin prindërit pushimin dhe qetësinë e duhur? Nëse jo, si mendoni se ndjehet pjesa tjetër e “ushtrisë” në shtëpi?

Kujdesi për veten nuk është egoizëm. Është gjëja më e mirë që mund të bëni për fëmijët tuaj. Të shkëputesh pak nga familja për tu çlodhur mund t’ju mbushë me ndjenja faji dhe ankthe por një shkëputje e tillë ju rimbush me energji për tu kthyer dhe për tu angazhuar me vëmendje të pandarë në lojërat me fëmijët tuaj.

5 ide për tu rimbushur me energji

Thoni JO. Do të ruani më shumë energji nëse mësoni të vendosni kufij.
Merrni shërbime psikologjike. Nuk është kurrë shumë herët për të marrë këshillim psikologjik.
Zgjidhni një pasion të ri. Provoni të mësoni një sport, art apo aktivitet tjetër të ri. Kështu u jepni dhe fëmijëve një shembull të mirë duke mësuar diçka të re.
Vendosni një objektiv. Vendosja e një objektivi ju ndihmon të gjeni kohën e duhur për aktivitetin që dëshironi.
Kërkojuni familjarëve të merrni kohë për veten në shtëpi. Disa femra kanë nevojë për kohë me veten, qoftë edhe brenda shtëpisë, për tu rimbushur me energji
Kaloni kohë vetëm me partnerin. Momentet vetëm me partnerin kanë vlerën e tyre në cilësinë e prindërimit pavarësisht se këto momente shpesh anashkalohen. Fakti është që ato u bëjnë mirë si prindërve, ashtu edhe fëmijëve.

Burimi: The Washington Post

Start typing and press Enter to search